Lifestyle 2026-08-25 14:13:46 Nga VNA

“Biftekët” që dalin nga printeri 3D: A rrezikon teknologjia të ardhmen e mishit të vërtetë dhe blegtorisë?

Ndaje në Whatsapp

“Biftekët” që dalin nga printeri 3D: A rrezikon

Shqetësimi i Kouretas për të ardhmen e prodhimit të mishit nga “biftekët e printuar 3D” të kompanisë izraelite “Rededine Meat”

Shkruar nga “Thessaliki Gi”,

Guvernatori i Thesalisë, Dimitris Koureta, në një postim të tij në rrjetet sociale komenton mbi hyrjen e teknologjisë në prodhimin e zëvendësuesve të mishit dhe ndikimet e mundshme të saj mbi blegtorinë tradicionale. Shkak për këtë koment u bë është zgjerimi në Europë i kompania novatore izraelite “Redefine Meat” (në shqip: rindërtimi i mishit), e cili prodhon zëvendësues mishi me bazë bimore, duke përdorur teknologjinë e printimit 3D.

Z. Koureta e lidh këtë çështje me mishin e vërtetë që vjen nga kafshët e rritura në ferma, duke theksuar rëndësinë e blegtorisë për zona si Thesalia dhe për ruajtjen e kohezionit social të shoqërisë rurale.

Biftekë nga përbërës bimorë dhe printerë 3D

Siç thekson guvernatori i Thesalisë, mijëra restorante në Europë tashmë kanë filluar të ofrojnë produkte me bazë bimore, ndërsa “Redefine Meat” synon të shndërrohet në një nga kompanitë më të mëdha të këtij sektori. Kompania izraelite pretendon se produktet e saj i afrohen mishit të vërtetë për nga tekstura dhe shija.

Si krijohet “bifteku bimor”

Sipas postimit, teknologjia e kompanisë përpiqet të riprodhojë karakteristika të ndryshme të biftekut, si teksturën muskulore dhe atë të yndyrës. Për prodhimin përdoren përbërës me bazë bimore, ndër të cilët soja, bizelet, panxhari dhe yndyra e kokosit, të cilët kombinohen me teknologjinë e printimit 3D. Qëllimi është të krijohet një produkt që i afrohet sa më shumë pamjes, teksturës dhe përvojës së konsumimit të një bifteku tradicional.

“Redefine Meat” zgjerohet në Europë

Kompania planifikon të forcojë praninë e saj prodhuese në Europë, me impiante në Holandë. Zgjerimi në tregun europian është në kuadër të përpjekjeve të „Redefine Meat“ për të kaluar nga tregu i produkteve alternative në një shkallë më të madhe dhe për të zgjeruar praninë e saj në sektorin e restoranteve dhe të shitjes me pakicë.

Dyshimi mbi blegtorinë tradicionale

Pyetja kryesore që ngre Dimitris Koureta lidhet me mënyrën se si zhvillimi i shpejtë i formave alternative të “mishit” mund të ndikojë mbi blegtorinë tradicionale. Në postimin e tij ai i referohet “mishit të vërtetë që vjen nga kafshë të vërteta”, të cilat rriten në shumë zona, përfshirë edhe Thesalinë.

Blegtoria si shtyllë e shoqërisë rurale

Për guvernatorin e Thesalisë, diskutimi nuk ka të bëjë vetëm me atë se çfarë do të ketë në pjatën e konsumatorit në vitet e ardhshme. Ai lidhet gjithashtu me të ardhmen e fermave blegtorale, prodhuesve dhe komuniteteve lokale që mbështeten te blegtoria. Siç thekson ai, synimi është që rritja e kafshëve të vazhdojë dhe të mbështetet kohezioni social i shoqërisë rurale, në një periudhë kur teknologjia po krijon forma të reja të prodhimit të ushqimit.

Postimi i plotë i Dimitris Koureta

“Mijëra restorante në Europë tashmë shërbejnë biftekë me bazë bimore… të printuar nga printerë 3D. Ky është qëllimi i start-up-it izraelit, ´Redefine Meat´, i cili, me zëvendësuesit e mishit që ofron, synon të bëhet kompania më e madhe e mishit në botë.

´Redefine Meat´ ka nisur zgjerimin e vet në Europë. Kompania e re izraelite pretendon se ka gjetur një alternativë revolucionare ndaj mishit, e cila nuk mund të dallohet nga biftekët e viçit, as për nga tekstura dhe as për nga shija. Biftekët me bazë bimore dalin nga një printer 3D, ku indi muskulor, indi dhjamor dhe gjaku kopjohen me sa më shumë saktësi të jetë e mundur, duke përdorur përbërës nga soja, bizelet, panxhari dhe yndyra e kokosit.

´Redefine Meat´ pritet të hapë impiante prodhuese edhe në Europë, duke filluar pranverën e ardhshme nga Holanda. Për rrjedhojë, bifteku me bazë bimore i kompanisë pritet të jetë i disponueshëm në Holandë dhe Belgjikë në mars ose prill të ardhshëm.

Kaq……. për ata që kanë pyetje rreth mishit të vërtetë që vjen nga kafshë të vërteta, të cilat rriten në shumë zona, si e jona, dhe që dëshirojmë të vazhdojnë të rriten, në mënyrë që të mbështetet kohezioni social i shoqërisë rurale.”

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news