Kronika 20 Maj 2025, 20:14 Nga VNA

Ekzekutimi mafioz me 11 plumba i Kristian Markut! Si u zbulua atentati i 13 janarit, saga e gjakmarrjes mes fiseve Reçi dhe Gjini

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi mafioz me 11 plumba i Kristian Markut! Si u zbulua atentati i 13

Emisioni investigativ “Në Shënjestër” solli ekskluzivisht këtë të martë detaje nga dosja hetimore për vrasjen e Kristian Markut, i njohur edhe me pseudonimin Kristi Bardhi, i çili ishte viktima më e fundit e një zinxhiri të gjatë gjakmarrjesh mes dy fiseve të njohura në veri të vendit, Reçi dhe Gjini.

Një konflikt i trashëguar që nuk njohu asnjë kompromis dhe nuk kurseu jetë njerëzish për dekada me radhë. Tashmë, edhe emri i tij shtohet në listën e gjatë të viktimave të kësaj lufte të heshtur e të përgjakshme.

Pas muajsh në arrati dhe lëvizjesh të vazhdueshme nga një skaj i Shqipërisë në tjetrin, mbrëmjen e 13 janarit 2025, në afërsi të fshatit Novoselë të Vlorës, Kristian Marku bie në pritë.

Fillimisht u raportua si një aksident rrugor, por shpejt u zbulua se bëhej fjalë për një atentat të organizuar me profesionalizëm.

“Më datë 13 Janar 2025, shërbimet e poliçisë kanë marrë njoftim se në autostradë, në fshatin Novoselë, pranë një karburanti, një automjet është përplasur me trafikndarësen, dhe për pasojë drejtuesi ka humbur jetën”, thuhet në dosjen hetimore.

Sipas dosjes, rreth orës 18:00, një telefonatë në sallën operative të poliçisë njoftoi për një aksident me pasoja fatale. Në vendin e shoferit të një Volksëagen Passat, me targa AB107PN, u gjet pa shenja jete Kristian Marku.

Hetimet zbuluan se mjeti ishte qëlluar me breshëri zjarri në anën e majtë dhe të përparme. 11 plumba u gjetën në trupin e viktimës, 10 prej të çilëve në bust, pa i dhënë asnjë mundësi shpëtimi.

Vetëm pak minuta pas atentatit, në një pikë ndalimi në afërsi të zonës së njohur si “Kripa”, në Panaja, poliçia gjeti një tjetër automjet të djegur, një Volksëagen Golf 5 ngjyrë e zezë.

Pranë mjetit u gjet një targë AA 300 ZD, që pas verifikimeve rezultoi se ishte vjedhur një ditë para ngjarjes nga një efektiv poliçie me detyrë në DVP Vlorë.

Detaje nga dosja hetimore zbulojnë se vetëm pak minuta pas ekzekutimit të shtetasit Kristjan Marku, pranë fshatit Panaja, shërbimet e poliçisë konstatuan në një vendqendrimi për automjete në autostradë, në afërsi të vendit të quajtur ‘Kripa’, një makinë tip ‘Volksëagen’, të djegur plotësisht.

Automjet ku pranë tij u gjet në tokë edhe një targë ‘AA 300 ZD’, që pas verifikimeve rezultoi se më datë 12 Janar 2025 ishte raportuar e vjedhur, nga shtetasi E. M, banues në Novoselë, me detyrë punonjës poliçie në DVP Vlorë. Targë që i përkiste automjetit të tij, i markës ‘Fiat’ model ‘Punto”.

Ashpërsia me të çilën u qëllua ndaj makinës me të çilën udhëtonte mbrëmjen e 13 Janarit, Kristian Marku, u pa edhe te plumbat që ai mori në trup. Plumba që rezultuan fatal për jetën e tij, duke mos i dhënë asnjë mundësi shpëtimi. Teksa makina me të çilën lëvizte u qëllua në krahun e saj të majtë si edhe në anën e përparme.

“Gjatë verifikimit të automjetit me targë AB 107 PN, me të çilën lëvizte viktima Kristian Marku, u evidentuan dëmtime të shumta të shkaktuara nga qitjet me armë zjarri, në dyert e anës së majtë të mjetit si dhe thyerje të xhamave të dyerve të kësaj ane si dhe xhamit të përparmë të anës së djathtë.

Ku në trupin e viktimës u gjetën 11 plagë nga të çilat 10 në pjesën e bustit që kanë rezultuar vdekjeprurëse”, vijohet në dosjen hetimore.

Në fillim, hetuesit nuk mundën të identifikonin numrin e shasisë për shkak të dëmtimeve nga zjarri. Por pas ekspertizës më të thelluar, më datë 15 janar, u arrit të identifikohej numri i motorit dhe ai i kambios.

Kjo çoi në zbulimin e origjinës së mjetit, i çili rezultoi i regjistruar në Slloveni, me pronar një shtetas kosovar me iniçialet J.B., banues në Podujevë.

“Sipas verifikimeve të bëra nga Interpol Tirana, automjeti që ka patur numër motori ‘BKÇ 135 512’ i përket automjetit me numër identifikues fundor (VIN) ‘……….6079’, i çili është automjet ‘Volkswagen Golf 5’, ngjyrë e zezë, viti i prodhimit 2004.

Ku nga Interpol Lubjana ka mbërritur përgjigja se ky automjet, me targa ÇE DB975, ishte në pronësi të shtetasit kosovar J. B, rezident në Podujevë. Po kështu përdorues i këtij automjeti ka qenë dhe shtetasi E. B, edhe ky lindur në Kosovë, rezident në Çelje të Sllovenisë”, thuhet në dosjen hetimore të vrasjes së Kristian Marku.

Makina kishte hyrë në Shqipëri përmes kufirit me Kosovën, ndërsa përdoruesi tjetër i saj ishte vëllai i pronarit, E.B., rezident në Çelje, Slloveni. Ky i fundit konfirmoi para hetuesve se ishte në dijeni se makina ishte shitur dhe dinte se kujt i ishte kaluar.

 

Video

Teksa Orikumi është përfshirë nga flakët, në Pyllin e Sodës janë rrëzuar pishat, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin drejt fshatit të Zvërnecit.

Një vatër zjarri ka shpërthyer në orët e mbrëmjes në Orikum. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Vlorës, ndërsa për ndihmë kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë stuhinë më të fuqishme të dëborës në dhjetë vitet e fundit, e cila ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe në transportin ajror, si dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendje emergjence në një numër të madh shtetesh. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi 12 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Gjendja e emergjencës është shpallur në 21 shtete, ku autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Alpinisti amerikan Alex Honnold ka realizuar një ngjitje historike të dielën, duke u bërë personi i parë që ka shkallëzuar ndërtesën më të lartë të Tajvanit, Taipei 101, pa përdorur litar, parzmore apo rrjet sigurie. Ngjitja u zhvillua në kushte të kontrolluara dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, për shkak të nivelit ekstrem të rrezikut dhe vështirësisë që paraqet një strukturë prej 508 metrash lartësi. Taipei 101 konsiderohet një nga ndërtesat më ikonike në botë dhe një sfidë e jashtëzakonshme për çdo alpinist. Alex Honnold është i njohur globalisht për ngjitjet e tij pa mjete sigurie (free solo), duke shtyrë kufijtë e alpinizmit modern. Autoritetet lokale nuk kanë raportuar incidente gjatë ngjarjes, ndërsa ngjitja është cilësuar si një arritje e rrallë sportive dhe teknike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme