Kronika 24 May 2024, 19:37 Nga VNA

E rëndë në Kamëz/ Policja 21-vjeçare vret veten me armën e shërbimit

Ndaje në Whatsapp
E rëndë në Kamëz/ Policja 21-vjeçare vret veten me

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, teksa një efektive policie 21-vjeç ka vrarë veten me armën e shërbimit.

Mësohet se shtetasja me iniciale A.L, e ka kryer aktin e rëndë teksa ka qenë në banesën e saj.

Ajo prej afro një viti e gjysëm punonte si efektive e patrullës në qytetin e Kamzës, ndërsa në punë nuk ka pas shfaqur asnjë shqetësim.

Grupi  hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes  dhe po vijon me hetimet.

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme