Lifestyle 28 April 2024, 17:34 Nga VNA

Droni në BBV që ngacmoi çiftin: Heidi hap sytë, Romeo falso

Ndaje në Whatsapp
Droni në BBV që ngacmoi çiftin: Heidi hap sytë, Romeo

Një dron me shkrimin “stop maskilizmit, Romeo falso, Heidi hap sytë”, i dërguar në BBV disa ditë më parë, shkaktoi një krizë mes çifit Heidi-Romeo.

Pas kësaj situate të shumtë ishin ata që ngritën dyshime se kush mund ta kishte dërguar një dron të tillë, sa edhe vetë Romeo Veshaj është shprehur se ia ka nisur produksioni.

Po ashtu, një prej ish-banorëve të BBV, Jetmir Salaj, aludohej se mund të kishte porositur dronin për të përçarë çiftin.

Por, parashutisti Arbër Xhaja ka mohuar diçka të tillë dhe ka zbuluar personin që dërgoi dronin për dy banorët.

Teksa ishte i ftuar në një lidhje me Skype në ‘Fun Club’, ai tregoi se droni ishte porosi nga një vajzë që jeton në Itali, mirëpo nuk tregoi identitetin e vajzës.

“Droni nuk ka ardhur nga Jetmiri, por nga një vajzë në Itali, nuk e di nëse është shoqe e Heidit, por gjëja është ndarë pak, janë grupi që janë fansa të çifitit të bashkuar, janë ata në Itali që duan Heidin pa Romeon, siç ka dhe në Shqipëri, që duan Romeon pa Heidin”, tha ai.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme