Lifestyle 28 April 2024, 13:59 Nga VNA

Pas padisë nga Top Channel, Olsi Bylyku reagon sërish: Prandaj ikonat e atij TV u larguan

Ndaje në Whatsapp
Pas padisë nga Top Channel, Olsi Bylyku reagon sërish: Prandaj ikonat

Sot në drekë u zgjova me një mesazh nga prinderit e mi të cilët më lajmëruan se në shtëpinë time kishte mbërritur një fletë-thirrje nga Gjykata për paraqitje, pasi isha paditur nga televizioni ku unë u linda si artist, Top Channel. Sigurisht me dhimbje dhe kënaqësi, avokati im do të jetë pjesë në çdo seancë deri në zgjidhjen e kësaj marrëveshje ku sigurisht nëse do jem unë figura që ka shkaktuar dëm për emrin e institucionit, do më duhet të paguaj “Çmimin e madh” ( 100.000k ).( Posti që e nxorra më datë 17 shkurt ku ju thashë se “shpresoj që eleminimi im të nxjerrin kostot e fituesit) Për çdo njeri që do mund të hedh hipoteza, unë jam Olsi Bylyku, që jam njohur me personazhin e “Kimikatit “ në Top Channel dhe jam larguar për të shkuar në emisionin “BE Coffee” me të njëjtën pagë ,për ti treguar mirënjohjen vëllait tim, Bes Kallakut, i cili më ndihmoi në fillimet e mia.

Jam Olsi Bylyku, që “ngeci” në Klanifornia për arsye se “BE Coffee” u mbyll dhe unë isha i vetmi të cilit i duhej rroga për të jetuar, ndryshe nga dy miqtë e mi, Besi & Erioni. Unë jam Olsi Bylyku, i cili edhe pasi u mbyll Klanifornia, besova në TV Klan dhe qëndrova rreth 8 muaj sërish për të treguar mirënjohjen ndaj televizionit, por nuk u krijua hapësira dhe kjo ishte arsyeja pse pas më shumë së 3 vitesh, nuk munda ti refuzoja ftesën televizionit ku u krijova si artist, Top Channel, pasi përtej muzikës, show dhe skena janë pasionet prej të cilave nuk largohem dot dhe sot, marr një fletë-thirrje për shkaktim dëmi, ku në fakt duhet të ishte e kundërta, pasi sa herë hap komentet thika e vetme janë njerëzit, ku pa faj mendojnë se isha një zhgënjim në atë reality. Hahahaha rrini të qetë or miq.

dicka të fundit që kam kuptuar në këto 6 vite që punoj në 2 televizionet më të mëdha në Shqipëri: “FËMIJËT DUAN PUNËTORË, LIDERAT DUAN EPRORË”, ndaj ikonat e atij TV u larguan si: Arbana Osmani, Alban Dudushi, Sokol Balla, Altin Basha etj dhe në televizion paralel kanë ndërtuar perandori Blendi Fevziu, Ardit Gjebrea, Vera Grabocka etj.

Ju përshëndes dhe natën e mirë! Më vjen keq por ju nuk e dinit kush është I VËRTETI”

 

Lexo gjithashtu

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme