Politika 10 August 2024, 15:02 Nga VNA

Deklaratat e David Packouz për tregtinë e municioneve, reagon Shkëlzen Berisha: Shpifje që risillen nga Rama. Nuk jam takuar asnjëherë me Devirolin

Ndaje në Whatsapp
Deklaratat e David Packouz për tregtinë e municioneve, reagon

Shkëlzen Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratat e djeshme të David Packouz i cili në një podcast tregonte se si u lidh kontrata me qeverinë shqiptare me vlerë 300 milionë dollarë për tregtinë e municioneve dhe takimet me zyrtarë shqiptar si dhe me djalin e ish-kryeministrit.

Shkëlzen Berisha i ka konsideruar deklaratat e Packouz si shpifje që risillet nga Rama, ndërsa e mohon që të ketë pasur takime, kontakt apo njohje mes tij dhe Diverolit. Berisha më tej thotë se Diveroli e ka pranuar në gjykatë se ka gënjyer dhe se nuk e ka takuar kurrë.

“Te dashur miq, Ne respekt te opinionit publik me duhet te hedh poshte per te disaten here, nje shpifje qe risillet sa here, kryehajduti i rilindjes kapet me presh ne dore ne vjedhjen e radhes! E perseris qe, ne asnje rast nuk ka patur as takim, as kontakt dhe as njohje, mes meje dhe Diverolit, sic pretendojne shpifesit me pagese dhe gavetat mediatike te Rames qe, perpiqen t’i sherbejne opinionit si pjate te re, nje gjelle te prishur prej 16 vjetesh!

Kesaj here u perpoqen te sillnin si prove per gjoja perfshirjen time ne nje histori mashtrimi podcastin e David Packouz i denuar per mashtrim nga drejtesia e SHBA!

Personi ne fjale ne podcastin e tij nuk pretendon per asnje moment se eshte takuar me mua apo se ka qene deshmitar i ndonje takimi mes meje dhe Efraim Diverolit, por citon si te vetmin burim se cfare ka i thene vete Diveroli para 16 vjetesh!

Nderkohe vete Diveroli (pra burimi i Packouz), para gjykates amerikane dhe nen betim ka pranuar jo vetem qe nuk me ka takuar kurre por qe ka genjyer qellimisht per te marre mbeshtjetje dhe vemendje per biznesin e tij nga diplomate te vendit te tij ne Tirane!

Per analogji eshte njelloj sikur gavetat e Rames t’ju sjellin si fakt deklaratat e Veliajt se Griseldes ja moren vertete femijen e palindur sepse keshtu i tha Rames, ndonese kjo e fundit para drejtesise ka pranuar qe ka shpikur e mashtruar!

Bashkangjitur deklaraten e Diverolit (origjinal dhe te perkthyer ne shqip) ne gjyq ku pranon publikisht se ka genjyer dhe se nuk me ka takuar kurre!” – shkruan Shkëlzen Berisha në facebook.

Kujtojmë se ditën e djeshme David Packouz, në një intervistë të gjatë në Podcast-in “Connect”, ka folur dhe për kontratën që ai dhe ortaku i tij Efraim Diverolit lidhën me qeverinë shqiptare për tregëtinë e municioneve. Ndër të tjera, ai përmend dhe takimet për kontratën 300 milionë dollarë me zyrtarë të lartë shqiptarë si dhe me djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha.

 

Video

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme