Bota 14 Dhjetor 2024, 22:15 Nga VNA

Blinken: SHBA ka pasur kontakte direkte me grupin HTS që përmbysi Assadin

Ndaje në Whatsapp
Blinken: SHBA ka pasur kontakte direkte me grupin HTS që përmbysi

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të shtunën se zyrtarët amerikanë kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me grupin rebel sirian që udhëhoqi kryengritjen për përmbysjen e qeverisë së presidentit Bashar al-Assad, por që konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera. Zoti Blinken është zyrtari i parë amerikan që konfirmon publikisht kontaktet midis administratës së Presidentit Biden dhe grupit Hayat Tahrir al-Sham, ose HTS, e cila udhëhoqi një koalicion grupesh të armatosura opozitare që rrëzuan Assadin nga pushteti të dielën e kaluar. Duke folur në një konferencë shtypi në Aqaba të Jordanisë, Sekretari Blinken tha se nuk do të diskutonte detajet e komunikimeve, por tha se ishte e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara t'i përcillnin mesazhe grupit në lidhje me qëndrimet e tij dhe planet e qeverisjes në një periudhë tranzicioni. "Po, ne kemi qenë në kontakt me HTS-në dhe palët e tjera," tha zoti Blinken. Ai shtoi se "mesazhi ynë për popullin sirian është ky: Ne duam që ata të kenë sukses dhe jemi të përgatitur t'i ndihmojmë ta bëjnë një gjë të tillë". HTS, e cila dikur ishte një degë e al-Kaidës, u përcaktua si organizatë e huaj terroriste nga Departamenti i Shtetit në vitin 2018. Ky përcaktim mbart me vete sanksione të rënda, përfshirë ndalimin e çdo "mbështetjeje materiale" për grupin ose anëtarët e tij. Megjithatë, sanksionet nuk i ndalojnë ligjërisht zyrtarët amerikanë të komunikojnë me grupet e caktuara. Në një intervistë të shtunën në televizionin sirian, udhëheqësi i grupit, Ahmad al-Sharaa, i njohur më parë si Abu Mohammed al-Golani, nuk foli për kontaktet e drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara, por tha se autoritetet e reja në kryeqytetin Damask janë në kontakt me ambasadat perëndimore. HTS ka ndërmarrë hapa për të vendosur sigurinë dhe për një tranzicion politik pas marrjes nën kontroll të Damaskut dhe është përpjekur të qetësojë publikun e kapur në befasi nga rënia e Assadit dhe të shqetësuar për xhihadistët ekstremistë midis rebelëve. Udhëheqësit e kryengritësve thonë se grupi është shkëputur nga e kaluara e tij ekstremiste. Al-Sharaa u shfaq në një video-mesazh të premten duke uruar "popullin e madh sirian për fitoren e revolucionit të bekuar". Zyrtarët amerikanë thonë se mirëpresin komentet e al-Sharaas për mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe grave, por mbeten skeptikë se ai do t'i respektojë ato në planin afatgjatë. Të premten, rebelët dhe opozita e Sirisë bashkëpunuan për t'i dorëzuar në mënyrë të sigurtë zyrtarëve amerikanë një amerikan që ishte burgosur nga Asadi. Zyrtarët amerikanë po vazhdojnë kërkimin për Austin Tice, një gazetar amerikan i zhdukur 12 vjet më parë pranë Damaskut. “Ne u kemi theksuar të gjithë atyre me të cilët kemi qenë në kontakt se sa e rëndësishme është për ne gjetja e Austin Tice dhe kthimi i tij në shtëpi,” tha zoti Blinken.

VOA

Video

Izraeli ka bombarduar rëndë qytetin e Gazës gjatë natës, mes raportimeve të pakonfirmuara nga Axios dhe Jerusalem Post se ushtria ka nisur ofensivën tokësore për të marrë nën kontroll të gjithë qytetin. Sulme ajrore janë raportuar edhe në Gaza qendrore, në drejtim të të cilit po shpërngulen mijëra njerëz. Autoritetet palestineze flasin për një numër gjithnjë e më të lartë viktimash dhe të plagosurish. Në orët e para të së martës, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, shkroi në X: “Gaza po digjet. Ne nuk do të ndalemi dhe nuk do të tërhiqemi deri në përfundimin e misionit.”

Një varkë turistike u fundos pranë plazhit Fonte da Telha, pasi u përplas disa herë nga një tufë balenash vrasëse (orka). ? Pamjet dramatike tregojnë orkat duke ndjekur dhe goditur anijen me vela, deri sa ajo u zhyt në det. ? Në bord ndodheshin 5 persona, të cilët u shpëtuan në kohë falë ndihmës së një varke tjetër. ⛵ Në një incident tjetër, pranë Cascais, një tjetër varkë me 4 persona u përball me të njëjtën tufë orkash – edhe ata shpëtuan pa lëndime. ? Që prej vitit 2019, në brigjet e Portugalisë dhe Spanjës janë raportuar qindra sulme të orkave ndaj mjeteve lundruese. Shkencëtarët ende nuk kanë një shpjegim të qartë për këtë sjellje të pazakontë.

Një automjet tip Benz është përfshirë nga flakët në Levan. Sapo ka vënë re zjarrin, drejtuesi i mjetit ka ndaluar dhe ka dalë menjëherë prej tij, duke shpëtuar pa lëndime. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por automjeti është shkrumbuar plotësisht.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier–Patos, në afërsi të fshatit Portëz. Dy automjete, një tip Volkswagen Golf dhe një tip Renault, janë përplasur përballë, teksa lëviznin në drejtim të kundërt me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, një prej automjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, ndërsa drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime serioze. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë një manovër e gabuar e njërës prej makinave.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme