Sociale 13 August 2024, 19:52 Nga VNA

Banorët protestojnë sërish në autostradën Thumanë-Kashar, kapin në befasi policinë duke bllokuar rrugën në një segment tjetër

Ndaje në Whatsapp
Banorët protestojnë sërish në autostradën

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë protëstuar sërish ditën e sotme me kërkesën për të pasur akses në autostradën Thumanë-Kashar. Edhe kësaj radhe nuk kanë munguar forcat e shumta të policisë të cilët nuk kanë lejuar protestuesit të bllokojnë rrugën, duke sjell dhe përplasje mes tyre.

Por ditën e sotme qytetarët janë organizuar dhe kanë kapur në befasi policinë pasi bllokuan autostradën në një tjetër segment të saj ku kanë djegur dhe goma. Menjëherë aty kanë shkuar efektivët të cilët gjatë përplasjes me banorët kanë hedhur edhe gaz lotësjellës.

Një nga qytetarët u shpreh për mediat se Policia po i pengon që të kërkojnë të drejtat e tyre.

‘Ne të bëjmë punën tonë, këta të vetët, s’kemi përse të konfliktohemi. Le të hapin rrugën, ne pagesën e bëjmë. Pse duhet të humbas një orë kohë për të shkuar në shtëpi. S’kam ndërmend të zihem me këta që na kanë sjellë. Mund ta paguaj traun, e kam bërë dhe në Spanjë e kudo. Unë e kam biletën për Angli, por kam vëllain, motrën, njerëzit e mi. Lë t’i japin zgjidhje, unë s’kam ndërmend të përplasem me Policinë’, u shpreh qytetari.

Protesta e banorëve të zonës është bërë e përjavshme pasi institucionet përgjegjëse nuk u ka dhënë zgjidhje thirrjeve të tyre që të kenë hyrja dhe dalje në autostradën e re.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme