Kronika 21 August 2026, 18:32 Nga VNA

Zjarret përfshijnë Pukën, digjen banesa dhe evakuohen dhjetëra banorë

Ndaje në Whatsapp
Zjarret përfshijnë Pukën, digjen banesa dhe evakuohen

Situata vijon të jetë e rënduar në Pukë për shkak të zjarreve, ndërsa flakët kanë përfshirë disa zona dhe janë afruar pranë banesave. Më problematike paraqitet situata në aksin Gojan-Gjegjan-Tërbun, ku janë angazhuar 255 forca dhe 11 mjete zjarrfikëse.

Zjarri vijon të jetë aktiv në drejtim të Gojanit të Vogël dhe zonës së Prozhemit, ndërsa në lagjen Pepaj, në Gojan të Madh, flakët janë afruar pranë banesave. Deri tani raportohet se janë djegur katër banesa të pabanuara, ndërsa një tjetër banesë e banuar, e cila ishte në rrezik, është shpëtuar nga ndërhyrja e forcave në terren.

Për mbrojtjen e banesave janë dislokuar pesë mjete zjarrfikëse dhe rreth 30 efektivë të Forcave të Armatosura. Ndërkohë, operacioni për shuarjen e flakëve vijon edhe nga ajri, me angazhimin e një helikopteri. Dhjetëra banorë janë evakuar nga zonat e rrezikuara, ndërsa forcat në terren vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme