Sociale 11 July 2026, 17:03 Nga VNA

Zjarr në një apartament në Korçë, humb jetën nga asfiksia një 72-vjeçar

Ndaje në Whatsapp
Zjarr në një apartament në Korçë, humb jetën nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Korçës, ku një zjarr i rënë në një apartament i ka marrë jetën një 72-vjeçari.

Sipas informacioneve paraprake, flakët përfshinë një banesë në katin e parë të një pallati në lagjen nr. 15, pranë pastiçerisë “Tasho”. Tymi u përhap me shpejtësi në të gjithë godinën, duke bërë të nevojshëm evakuimin e banorëve.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat punuan për shuarjen e flakëve dhe nxjerrjen në siguri të banorëve.

Si pasojë e asfiksisë, humbi jetën pronari i banesës, shtetasi me inicialet U. H., 72 vjeç, i cili ndodhej brenda apartamentit në momentin e zjarrit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia, por shkaku i saktë mbetet ende i paqartë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme