Rajoni 11 September 2026, 21:54 Nga VNA

Vuçiç njofton dorëheqjen: Largohem më 25 ose 26 shtator, në fushatë si qytetar i thjeshtë

Ndaje në Whatsapp
Vuçiç njofton dorëheqjen: Largohem më 25 ose 26 shtator,

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nga posti më 25 ose 26 shtator, menjëherë pas kthimit nga Nju Jorku, për t’iu bashkuar fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare si qytetar i thjeshtë.

Vuçiç deklaroi se ligji nuk e detyron të largohet nga posti përpara se të përfshihet në fushatë, por theksoi se nuk dëshiron të garojë për postin e kryeministrit ndërkohë që ushtron funksionin e presidentit të Serbisë.

“Sapo të kthehem nga Nju Jorku do të jap dorëheqjen. Mendoj se do të jetë më 25 ose 26 shtator. Atëherë do të hyj në fushatë si qytetar i zakonshëm”, deklaroi Vuçiç, sipas agjencisë serbe Tanjug.

Njoftimi vjen vetëm dy ditë pasi Vuçiç firmosi dekretin për shpërndarjen e Asamblesë Kombëtare dhe shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare për 25 tetor. Vendimi për zgjedhje të parakohshme erdhi pas propozimit të qeverisë serbe për shpërndarjen e Parlamentit.

Partia Progresive Serbe (SNS) ka vendosur ndërkohë që Vuçiç të jetë drejtuesi i listës “Aleksandar Vuçiç – Serbia e Bashkuar” dhe kandidati i saj për kryeministër.

Nëse realizohet dorëheqja e paralajmëruar, Vuçiç do të largohet nga Presidenca për t’u përfshirë drejtpërdrejt në betejën për drejtimin e qeverisë, duke synuar rikthimin në postin e kryeministrit, të cilin e ka mbajtur edhe më parë.

Zgjedhjet e 25 tetorit zhvillohen në një klimë të fortë tensioni politik në Serbi. Vendi është përballur prej afro dy vitesh me protesta të mëdha, të udhëhequra kryesisht nga studentët, pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad në nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme