Rajoni 7 September 2026, 15:16 Nga VNA

FSK firmos marrëveshjen/ Pas Shqipërisë, edhe Kosova i bashkohet misionit ndërkombëtar në Gaza

Ndaje në Whatsapp

sdsdscsdc.jpg

Forca e Sigurisë së Kosovës do të bëhet pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) në Gaza, pas nënshkrimit të marrëveshjes që i hap rrugë angazhimit të saj në këtë mision ndërkombëtar.

Marrëveshja u firmos gjatë vizitës zyrtare në Kosovë të komandantit të ISF-së, gjeneralmajor Jasper Jeffers, dhe komandantit të FSK-së, gjenerallejtnant Bashkim Jashari. Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe një përfaqësues i Bordit të Paqes.

Gjatë ceremonisë, Jeffers përshëndeti vendimin dhe gatishmërinë e Kosovës për t'iu bashkuar misionit, duke vlerësuar rëndësinë e kontributit të FSK-së në përpjekjet ndërkombëtare për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Nga ana tjetër, Bashkim Jashari theksoi se pjesëmarrja e FSK-së në misionet ndërkombëtare të sigurisë është pjesë e vizionit të Prishtinës për të dhënë një kontribut konkret në promovimin dhe ruajtjen e paqes në botë.

Sipas FSK-së, nënshkrimi i marrëveshjes përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të rolit të Kosovës në përpjekjet ndërkombëtare për paqe, siguri dhe stabilitet. Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur gjithashtu se synon të rrisë në mënyrë të vazhdueshme kontributin e saj në sigurinë ndërkombëtare.

Objektivi strategjik, sipas FSK-së, është që Kosova të kalojë gradualisht nga një vend “importues i sigurisë” në një vend “eksportues të sigurisë”, përmes pjesëmarrjes aktive në misione dhe operacione ndërkombëtare.

Në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza do të angazhohet edhe Shqipëria. Në fazën e parë, kontributi shqiptar do të përqendrohet në dërgimin e oficerëve të shtabit, të cilët do të integrohen në strukturën komanduese të forcës ndërkombëtare.

Më pas, në varësi të situatës në terren, zhvillimeve të mëtejshme dhe vlerësimeve operative, do të merret një vendim edhe për mundësinë e dërgimit të trupave të tjera shqiptare në kuadër të misionit në Gaza.

Angazhimi i Kosovës dhe Shqipërisë në këtë forcë shënon një përfshirje të drejtpërdrejtë të dy vendeve në përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin dhe sigurinë në Gaza.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme