Rajoni 1 September 2026, 21:25 Nga VNA

Abdixhiku: 6 deputetë të LDK-së nuk votojnë Bekim Sejdiun për president, vendi drejt zgjedhjeve

Ndaje në Whatsapp
Abdixhiku: 6 deputetë të LDK-së nuk votojnë Bekim Sejdiun

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se gjashtë deputetë të partisë nuk do ta mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Deklarata e Abdixhikut u bë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, ku sipas tij, deputetët kanë shprehur qëndrimin e tyre për të mos votuar kandidatin e propozuar nga Kryesia e partisë.

Abdixhiku tha se kandidatura e Bekim Sejdiut ishte miratuar unanimisht nga Kryesia e LDK-së, pa asnjë votë kundër.

“Bekim Sejdiu njihet si një Rugovist i jashtëzakonshëm. Në mënyrë unanime, pa asnjë votë kundër, votuan për kandidaturën e Bekim Sejdiut”, deklaroi Abdixhiku.

Sipas tij, pas vendimit të Kryesisë, LDK-ja u kishte bërë thirrje deputetëve të saj që të mbështesnin kandidaturën e Sejdiut.

Megjithatë, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, gjashtë deputetë kanë deklaruar se nuk do ta votojnë kandidatin e propozuar nga partia.

Bëhet fjalë për Abdullah Hotin, Arben Gashin, Armend Zemajn, Hykmete Bajramin, Kujtim Shalën dhe Janina Ymerin.

“Me keqardhje për popullin e Kosovës dhe për procesin në të cilin jemi, gjashtë deputetë të LDK-së kanë deklaruar se nuk do ta respektojnë vendimin e Kryesisë së LDK-së”, tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së e konsideroi këtë qëndrim si një goditje të rëndë ndaj procesit për zgjedhjen e presidentit, duke paralajmëruar se vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“E konsideroj që i bëjnë dëm të pariparueshëm gjithë procesit dhe, pashmangshëm, duke e humbur një mundësi të madhe, e dërgojmë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Abdixhiku tha se qëndrimi i gjashtë deputetëve nuk duhet parë si një betejë personale apo politike ndaj tij, por si një çështje që lidhet me funksionimin institucional të Republikës së Kosovës.

“Ndjej keqardhje të madhe, jo vetëm për faktin që këto fytyra kanë një përvojë të jashtëzakonshme. S’ka qenë betejë për mua, por për Republikën e Kosovës. Kemi pasur një njeri të jashtëzakonshëm të balancës institucionale”, deklaroi Abdixhiku.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme