Rajoni 31 August 2026, 21:14 Nga VNA

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi, 30-vjeçari rus në arrati i armatosur: Policia bllokon zonën dhe u kërkon qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi

Ndaje në Whatsapp
Vrasje e trefishtë në Mal të Zi, 30-vjeçari rus në

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malin e Zi pasditen e së hënës. Tre persona janë vrarë me armë zjarri në poligonin e qitjes “Češka zbrojevka”, pranë Danillovgradit, ndërsa autori i dyshuar është larguar i armatosur dhe vijon të jetë në kërkim.

Policia malazeze ka shpallur në kërkim Mihail Nikolaevič Shabunin, 30 vjeç, shtetas rus, i dyshuar për vrasjen e trefishtë. Ai kërkohet për veprën penale të “vrasjes së rëndë”. 

Viktimat janë identifikuar si Nemanja Kapor, 20 vjeç, dhe Petar Globarević, 24 vjeç, të dy nga Podgorica, si dhe Momir Radonjić, 67 vjeç, nga Danillovgradi. Sipas raportimeve të mediave malazeze, të tre punonin në poligonin ku ndodhi krimi. 

Një detaj i ri që po verifikohet nga hetuesit lidhet me mënyrën e arratisjes. Sipas gazetës malazeze “Vijesti”, policia po heton nëse Shabunin është larguar pas vrasjeve me një Seat Cordoba, automjet që rezulton në pronësi të babait të një prej viktimave. 

Alarmi për ngjarjen është dhënë rreth orës 17:00, kur pronari i poligonit njoftoi policinë pasi në ambientet e tij u gjetën trupat e tre burrave. 

Forcat speciale në kërkim të 30-vjeçarit

Përmasat e operacionit janë të mëdha. Në kërkimin e të dyshuarit janë angazhuar Njësia Speciale dhe njësitë e posaçme të Policisë së Malit të Zi, ndërsa janë vendosur bllokada në zona të ndryshme. Automjetet që lëvizin nga Danillovgradi drejt Podgoricës po ndalohen dhe kontrollohen nga policia. 

Autoritetet kanë paralajmëruar se i dyshuari mund të jetë ende i armatosur dhe përbën rrezik. Për këtë arsye, qytetarëve në zonën e kërkimit u është bërë thirrje të qëndrojnë në banesa, të tregojnë kujdes ndaj personave të panjohur dhe të raportojnë çdo lëvizje të dyshimtë. 

Policia u ka kërkuar qytetarëve që çdo informacion për vendndodhjen apo lëvizjet e Shabunin ta raportojnë në numrin 122 ose përmes aplikacionit “Policija CG”. Informacionet mund të jepen edhe në mënyrë anonime. 

Motivi i vrasjes së trefishtë nuk është bërë ende publik. Hetimet vijojnë në koordinim me prokurorinë, ndërsa prioriteti i autoriteteve mbetet lokalizimi dhe arrestimi i 30-vjeçarit rus. 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme