Kronika 30 January 2025, 22:34 Nga VNA

Trump pezullon paratë, Klodiana Lala tregon çfarë merrte SPAK nga SHBA përpara ardhjes së Trump

Ndaje në Whatsapp
Trump pezullon paratë, Klodiana Lala tregon çfarë merrte SPAK

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka shpjeguar se çfarë asistence ka marrë SPAK deri tani nga SHBA para se të vinte Trump në pushtet.

Duke qenë se fondet e SHBA për të gjithë botën janë pezulluar, kjo asistencë për SPAK nuk do të vijojë.

"SPAK është institucion i krijuar me ligj të posaçëm dhe financohet nga buxheti i shtetit. Pagat e prokurorëve, ndihmësve, po ashtu edhe garantimi i jetës së prokurorëve, etj. SPAK nuk ka marrë fonde nga SHBA, në kuptimin e pagave.

SPAK është asistuar në disa drejtime, në operacione ndërkombëtare për trafikun e kokainës, është asistuar nga agjentë federalë apo nga DEA. Është asistuar me programe trajnimi. Kur u krijua SPAK, disa prej tyre udhëtuan drejt SHBA dhe u trajnuan për teknika specifike të hetimit, që kishin të bënin jo me krimin e organizuar, por mënyrën si kërkohej prova, pra kontrollet në banesa, fotografimet, sekuestrimin qoftë edhe të rrobave siç ndodhi në kontrollin e fundit të Veliaj, pra janë të trajnuar dhe janë fonde amerikane.

Ka patur raste kur SHBA ka mbështetur me pajisje të specializuara, pajisje përgjimi, dekodimi i telefonave, për gjurmët e gishtave, ADN, etj. Ka patur edhe asistencë nga ekspertë për çështje specifike. Pak a shumë e njëjta ndihmë ka ardhur edhe nga vende të BE. Për rastin e kriptomonedhave ka patur tre agjentë belgë që kanë bashkëpunuar. Problemin nuk e shoh te paraja, por më të madhe", tha ndër të tjera Lala.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme