Kronika 30 January 2025, 18:59 Nga VNA

Pas sherrit me mjekët tentoi t’i vinte flakën vetes dhe repartit të dializës, dalin detaje nga ngjarja në spitalin e Korçës

Ndaje në Whatsapp
Pas sherrit me mjekët tentoi t’i vinte flakën vetes dhe repartit

Detaje të reja zbardhen lidhur me ngjarjen që u regjistrua sot në repartin e dializës në spitalin e Korçës, ku një pacient 65-vjeçar, i identifikuar si Kujtim Mero hyri brenda ambienteve të këtij shërbimi me një bidon benzinë duke kërcënuar se do t’i vinte flakën vetes dhe repartit.

Për fat të mirë ngjarja u parandalua pa shënuar dëme materiale apo pasoja në njerëz.

Grupi hetimor sqaron se 65 vjeçari, Kujtim Mero, është problematik dhe herë pas here ka patur momente konflikti me stafin mjekësor.

Gjithashtu bëhet e ditur se në ngjarjen e sotme ai ka nisur të konfliktohet me mjekët brenda repartit dhe më pas ka nxjerr shishen e benzinës në formë kërcënimi se do të digjte veten dhe ambientin e repartit.

Stafi mjekësor gjatë kësaj kohe ka bërë të mundur komunikimin me policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes.

Në momentin që ka mbërritur patrulla e policisë ai me shishen e benzinës ka kërcënuar edhe policinë, por kjo e fundit ka mundur të ndërhyjë në kohë dhe ka bërë gjithashtu shoqërimin e tij në ambientet e komisariatit të Korçës.

Burime nga qendra e hemiodializes bëjnë të ditur se Kujtim Mero ka nisur konfliktin me stafin, pasi ky i fundit i ka thënë që duhet të ulet në një pajisje tjetër për të vijuar me procedurën pasi pajisja e tij ka qenë e dëmtuar.

Kaq ka mjaftuar që Mero të niste debatin me stafin mjekësor. Duhet thënë se prej afro 1 javë ai refuzonte të kryente dializën për këtë çështje

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme