Kronika 28 April 2024, 10:26 Nga VNA

Tritoli në Shkodër, dalin detajet. Sterkaj jep dëshminë.

Ndaje në Whatsapp
Tritoli në Shkodër, dalin detajet. Sterkaj jep dëshminë.

Policia jep detaje për ngjarjen në Shkodër. Sasia e tritolit është vendosur tek porta e banesës së gjyqtarit Sterkaj.

Janë siguruar pamje ku autori i maskuar në fytyrë vendos tritolin dhe largohet me shpejtësi.  Deri më tani nuk është identifikuar nga efektivët.

Gjyqtari Sterkaj ka dhënë dëshminë në policinë e Shkodrës duke thënë se dyshon se kjo ngjarje lidhet me detyrën e tij por pa e patur të qartë se për cilin rast mund të bëhet fjalë.

Tonin Sterkaj ushtron prej shumë vitesh detyrën e gjyqtarit në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër ndërsa pak më përpara pati një periudhë dy vjeçare që ishte në gjykatën e apelit të Shkodrës dhe pas mbylljes së kësaj të fundit u rikthye në shkallën e parë duke vijuar detyrën e tij.

Lexo gjithashtu

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme