Bota 11 July 2025, 11:47 Nga VNA

Spiunazh rus në Bruksel, shkarkohet përkthyesja

Ndaje në Whatsapp
Spiunazh rus në Bruksel, shkarkohet përkthyesja

 

Komisioni Evropian ka pezulluar një përkthyese franko-ukrainase, e identifikuar nga “Le Monde” si “Znj. I.”, për dyshime të mundshme për spiunazh në favor të Rusisë.

Dyshohet se ajo ka regjistruar fshehurazi një takim të mbyllur më 19 dhjetor 2024 midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderëve të BE-së, ku u diskutua mbështetja për Ukrainën.

Regjistrimi u vërejt nga përkthyes çekë dhe u raportua tek autoritetet belge. Pas konfiskimit të pajisjeve dhe pezullimit të saj, është nisur një hetim. “Znj. I.” e ka quajtur incidentin një keqkuptim, por ambasadat ukrainase në Francë dhe Bruksel kishin refuzuar më parë ta angazhonin atë për shkak të dyshimeve për lidhje me zyrtarë rusë.

Ajo dhe motra e saj, gjithashtu përkthyese, kanë punuar më parë për NATO-n dhe institucione të rëndësishme franceze dhe evropiane. Autoritetet belge po shqyrtojnë nëse bëhet fjalë për një rast të spiunazhit rus.

 

Video

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme