Bota 9 July 2025, 16:04 Nga VNA

Grok i Musk-ut lavdërime për Hitlerin

Ndaje në Whatsapp
Grok i Musk-ut lavdërime për Hitlerin

"E kemi përmirësuar ndjeshëm Grok", kishte shkruar Elon Musk më 4 korrik. "Duhet të vini re një ndryshim kur i bëni një pyetje". Një komunikim që ndoshta ka kaluar pa shumë vëmendje, i zbehur nga njoftimi i ditës së nesërme, domethënë themelimi i partisë së re America Party.

Edhe pse në mesazhin e Musk nuk ka detaje se cilat janë ndryshimet e bëra në inteligjencën artificiale, ndryshimi në fakt është vënë re nga përdoruesit. Por është e pamundur ta quash një përmirësim. Ditët e fundit, chatbot-i i platformës ka shfaqur disa herë qëndrime antisemitiste, duke arritur madje të lavdërojë veprimtarinë e Adolf Hitlerit.

Shenjat e para të një sjelljeje të çuditshme nisën menjëherë pas ndryshimit (të mistershëm) të shpallur nga Musk. Ajo që duket se ka shtyrë inxhinierët e X drejt një përditësimi të sistemit është një akuzë që Grok e ka «lëshuar pa dashje»: sipas tij, shkaku i vdekjes së mbi njëqind personave (përfshirë dhjetëra vajza të mitura) në përmbytjen në Teksas ishte për shkak të shkurtimeve të bëra nga Departamenti për Efiçencën Qeveritare (Doge), që deri para pak kohësh drejtohej nga Musk. Një akuzë e papranueshme, sidomos nëse vjen nga «krijesa» e tij.

Nga ato që mund të shihet në ndryshimet (që janë publike dhe të konsultueshme) në inteligjencën artificiale, janë shtuar udhëzime të reja për chatbot-in, si p.sh. «supozoni që pikëpamjet subjektive të dhëna nga mediat janë të njëanshme» dhe «mos hezito të bësh deklarata politikisht të pasakta». ​

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme