Rajoni 10 April 2025, 16:01 Nga VNA

Skandali në Hagë: Prokuroria e Specializuar i referohet Kosovës si ‘Kosova dhe Metohija’, shkelje e sovranitetit

Ndaje në Whatsapp
Skandali në Hagë: Prokuroria e Specializuar i referohet Kosovës

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka shkaktuar një skandal të madh duke iu referuar Kosovës si “Kosova dhe Metohija”, një term i përdorur nga Beogradi zyrtar që ka ngjallur reagime të shumta për shkelje të sovranitetit të Kosovës. Ky incident ka ndodhur gjatë një intervistimi të Sefer Goxhulit, një dëshmitar në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët janë të mbajtur në Hagë për akuza për krime lufte dhe pengim të drejtësisë.

Në 11 nëntor 2022, Goxhuli u intervistua nga hetuesit e Prokurorisë së Specializuar, ku gjatë procesit të hetimit ai u befasua kur përfaqësuesit e prokurorisë përdorën termin “Kosova dhe Metohija”. Ky term është përdorur shpesh nga autoritetet serbe për të mohuar pavarësinë e Kosovës dhe është cilësuar si një shprehje pezhorative.

Incidenti u zbardh pas një ankesë të Goxhulit drejtuar Avokatit të Popullit në Hagë, ku ai denoncoi përdorimin e këtij termi dhe shqetësimet për mospërfilljen nga ana e juristëve të Prokurorisë. Goxhuli e quajti këtë një gabim të qëllimshëm, pasi termi ishte i shkruar në një dokument që ishte lexuar gjatë intervistës.

Edhe pse Prokuroria e Hagës pranoi përdorimin e këtij termi, ankesa e Goxhulit u refuzua me arsyetimin se ishte një gabim i paqëllimshëm. Ky zhvillim ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë, ku shumë analistë dhe politikanë e konsiderojnë këtë një shkelje të rëndë të sovranitetit dhe një pasqyrë të qëndrimeve të dyshimta të institucionit ndërkombëtar.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme