Rajoni 7 November 2024, 23:16 Nga VNA

Si Shqipëria me Italinë/ Britania e Madhe synon marrëveshje me Kosovën për emigrantët

Ndaje në Whatsapp
Si Shqipëria me Italinë/ Britania e Madhe synon marrëveshje me

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur synimin për të arritur marrëveshje me Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Kështu raporton media britanike Independent, e cila ka pasqyruar pjesëmarrjen e kryeministrit britanik, Keir Starmer, në samitin e Komunitetit Politik Europian në Hungari.

"Ky nuk është Bashkimi Europian, dhe asnjë nga këto tri shtete nuk është (ende) anëtar i BE-së, duke i shmangur kështu akuzat konservatore për tentativën e 'përmbysjes së Brexit'-it", shkruan Independent, duke theksuar gjithashtu analizën e kthimit të Donald Trump në presidencën amerikane.

Në artikullin e saj, Independent vëren se një rikthim i Trump mund të ketë dy pasoja të ndryshme për politikën europiane: mund të shtyjë vendet të bashkëpunojnë më ngushtë, ose mund të detyrojë liderët europianë të përqendrohen më shumë në mbrojtjen e interesave kombëtare të shteteve të tyre.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme