Kripë dhe Piper 10 November 2024, 19:28 Nga VNA

Si qëndron gjithmonë në formë Melania Trump: Sekretet e dietës dhe rutinës së saj të ushtrimeve

Ndaje në Whatsapp
Si qëndron gjithmonë në formë Melania Trump: Sekretet e

Melania Trump, edhe pse në moshën 54-vjeçare, vijon të admirohet për format e saj fizike dhe stilin e jetesës së shëndetshme. Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara ka zbuluar disa nga zakonet e saj ushqimore dhe aktivitetet që e ndihmojnë të qëndrojë në formë.

Në kujtimet e saj, Melania tregon se ndjek një regjim të ekuilibruar, por nuk heq dorë nga kënaqësitë e vogla si çokollata apo ëmbëlsirat. Ajo e fillon ditën me një smoothie ose tërshërë, ndërsa përpiqet të konsumojë të paktën shtatë porcione fruta çdo ditë. Ndërkohë, për drekë zgjedh sallata të freskëta, dhe për darkë preferon mishin dhe perimet.

Për të qëndruar e hidratuar, Melania pi shumë ujë dhe shmang ushqimet me yndyrë të tepërt ose kalori të larta. Ajo gjithashtu thekson se nuk i pëlqen dietat ekstreme, por kujdeset që të balancojë ushqimin e shëndetshëm me shijet që i pëlqejnë. Gjatë vizitave jashtë shtetit, ndonëse përpiqet të provojë kuzhinën vendase, peshkun e papërpunuar e ka të ndaluar dhe nuk e konsumon kurrë.

Për të ruajtur një trup të tonifikuar, Melania ushtron rregullisht në shtëpi. Programi i saj përfshin pilates, ecje me pesha në kyçe të këmbëve dhe lojëra tenisi. Pas lindjes së djalit të saj, Barron, ajo përdori një kombinim të dietës së shëndetshme dhe ushtrimeve për të rikuperuar formën e saj fizike.

Video

SPAK mbyll hetimet për Belinda Ballukun, dosja drejt gjykimit

Biznesmeni i ndërtimit, Pandeli Carapuli, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK.

Një tornado e fuqishme ka goditur një kantier ndërtimi në lagjen Fevzi Çakmak të Antalias, në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e katër punëtorëve dhe plagosjen e një tjetri. Sipas raportimeve, erërat e forta shkatërruan dy kontejnerë ku strehoheshin punëtorët, duke i hedhur pesë prej tyre jashtë. Dy humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital.

Një tornado e fuqishme ka goditur një kantier ndërtimi në lagjen Fevzi Çakmak të Antalias, në Turqi, duke shkaktuar vdekjen e katër punëtorëve dhe plagosjen e një tjetri. Sipas raportimeve, erërat e forta shkatërruan dy kontejnerë ku strehoheshin punëtorët, duke i hedhur pesë prej tyre jashtë. Dy humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme