Opinion 26 March 2025, 09:57 Nga VNA

Shqipëria, edhe në këto zgjedhje pa zgjidhje

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria, edhe në këto zgjedhje pa zgjidhje

Nje vëzhgim nga Besnik Karaxha për zgjedhjet ne Shqipëri

Më 11 maj, shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit. A kanë ata një zgjidhje të vërtetë? Jo, sepse opozita ka krijuar më shumë parti sesa alternativa reale.

PD-ja dikur ishte një parti opozitare e fuqishme, por vitet e fundit u përça, dhe secili prej liderëve të saj krijoi partinë e vet. Ata nuk luftuan kundër pushtetit, por për vulën; nuk bënë beteja për të fituar zgjedhjet, por për të marrë pushtetin brenda partisë. Kjo përçarje i solli përfitime vetëm Edi Ramës.

Ndërkohë, kanë dalë edhe alternativa të reja, si partitë e vogla të Agron Shehajt, Adriatik Llapajt dhe Arlind Qorit. A janë këta një shpresë për shqiptarët? Jo, sepse edhe ata, si partitë e vjetra, më shumë akuzojnë njëri-tjetrin se janë të shitur te Rama, sesa ofrojnë një vizion të qartë.

Në një kohë kur shqiptarët po përballen me probleme të mëdha ekonomike dhe vështirësi bazike për jetesën, duket se zgjidhja e vetme që u mbetet është sërish Edi Rama. Në Shqipëri, fiton një parti që, pas tre mandatesh, ka prodhuar më shumë ministra që kanë përfunduar në burg sesa zgjidhje për qytetarët

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme