Bota 26 November 2024, 12:38 Nga VNA

Rusia “breshëri” dronësh drejt Ukrainës, Kievi: Rrëzuam 76 nga 188, disa ndërtesa të infrastrukturës kritike janë goditur

Ndaje në Whatsapp

Rusia ka lëshuar një numër rekord të dronëve gjatë natës kundër Ukrainës, thanë Forcat Ajrore ukrainase më 26 nëntor, teksa raportuan për dëme të shkaktuara në ndërtesa dhe “në infrastrukturën kritike” në disa rajone.

Moska dhe Kievi kanë intensifikuar sulmet e tyre me dronë dhe raketa, teksa Ukraina raportohet se ka sulmuar Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë, dhe Kremlini është kundërpërgjigjur duke e sulmuar me një raketë të re balistike hipersonike.

“Në sulmet gjatë natës, armiku kreu një numër rekord të sulmeve me [dronët] Shahed”, thanë Forcat Ajrore ukrainase, duke iu referuar dronëve të prodhimit iranian. Ukraina tha se Rusia lëshoi gjithsej 188 dronë gjatë natës.

Ukraina tha se ka rrëzuar 76 dronë rusë në mbi 17 rajone, ndërkaq 95 të tjerë humbën nga radarët e saj apo u rrëzuan për shkak të ndërhyrjes në sistemet elektronike të tyre.

Moska po ashtu ka sulmuar Ukrainën me katër raketa balistike, Iskander-M, sipas Forcave Ajrore ukrainase.

“Fatkeqësisht, ndërtesat e infrastrukturës kritike janë goditur dhe ndërtesat e banimit janë dëmtuar në disa rajone për shkak të sulmeve masive me dronë”, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës.

Shpërthime janë dëgjuar edhe në kryeqytetin ukrainas, Kiev, teksa zyrtarët e qytetit kanë thënë se alarmi për sulme ajrore ishte aktiv për pesë orë, duke shtuar se dhjetë dronë u rrëzuan mbi Kiev. Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Aktualisht, forcat ukrainase po përballen me vështirësi në betejat në lindje, ku forcat ruse po përparojnë.

 

 

 

 

 

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme