Bota 25 November 2024, 21:46 Nga VNA

Shpërthim i fuqishëm në rafinerinë e naftës në Turqi (Video)

Ndaje në Whatsapp
Shpërthim i fuqishëm në rafinerinë e naftës në

Një shpërthim ka ndodhur sot rreth orës 19:10 në një rafineri nafte në Turqi.

Deri në këto momente, nuk ka informacione të konfirmuara për viktima apo të lënduar. Autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës janë në vendngjarje për të hetuar shkaqet e shpërthimit dhe për të kontrolluar situatën.

Sipas burimeve, kjo nuk është hera e parë që ndodhin incidente në këto rafineri. Në vitin 2017, një shpërthim i ngjashëm në të njëjtën zonë shkaktoi katër viktima dhe një të plagosur.

Gjithashtu, më 5 nëntor të këtij viti, një shpërthim i fuqishëm goditi një tjetër rafineri të kompanisë Tupras në Nikomedia (Izmit), rreth 95 kilometra në lindje të Stambollit. Sipas deklaratave të kompanisë për atë ngjarje, hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe masat që duhen marrë për të shmangur incidente të tilla.

https://x.com/bhanettr/status/1861113638255243457?s=46  

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme