Kronika 11 December 2024, 11:31 Nga VNA

Rreth 1 milion euro/ Konfiskohen pasuri të Redjan Rrajës

Ndaje në Whatsapp
Rreth 1 milion euro/ Konfiskohen pasuri të Redjan Rrajës

Pasuritë e Redjan Rrajës, që është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku dhe u plagosën Ndoj e miku i tij, Aleksandër Laho i njohur si Rrumi, kalojnë në administrin nga Agjencia e Pasurive të Konfiskuara dhe Sekuestruara.

Po ashtu janë sekuestruar edhe pasuri të emër të motrës së Elton Cicos, ky i fundit i ekzekutuar në Tiranë, mik me Rrajën, si dhe automjeti në pronësi të Kejvina Kthjellës, një modeleje që ishte në lidhje me bossin e krimit.

Tiranë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara, operacioni “RESEMBLANCE”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nr. 05, datë 07.02.2024, lënë në fuqi me vendimin nr. 211, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në zbatim të këtij vendimi u bë konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme:

1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit R. Rr.;

2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit R. Rr.;

3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases M. Ç.;

4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases M. Ç.;

5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases M. Ç.;

6. Një automjet në pronësi të shtetasit R. Rr.;

7. Një automjet në pronësi të shtetases K. K.;

8. Një orë dore (Rolex).

Pasuritë e mësipërme, të cilat kanë një vlerë tregu rreth 1 milion euro, u konfiskuan me qëllim kalimin në favor të shtetit dhe ju dorëzuan Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme