Kronika 10 December 2024, 20:29 Nga VNA

Vrau gruan dhe ia fshehu trupin në papafingo, gjykata greke lë në burg shqiptarin Kastriot Cenko

Ndaje në Whatsapp
Vrau gruan dhe ia fshehu trupin në papafingo, gjykata greke lë në

Gjykata greke ka vendosur sot që të mbajë në paraburgim Kastriot Cenko, shqiptarin që dyshohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Alba Cenko, me çekiç.

Autoritetet kanë vlerësuar se arrestimi i tij është i ligjshëm. 39-vjeçari ka shfaqur pendesë në gjykatë dhe ka shpërthyer në lot, duke qarë me dënesë, sipas raporteve të mediave greke.

Ai ka pranuar krimin, duke shprehur dëshirën që të mund të kthehej pas në kohë dhe të shmangte ngjarjen tragjike.

Kastriot Cenko ka theksuar se nuk kishte planifikuar vrasjen e bashkëshortes dhe ka shpjeguar se në momentin e krimit ka qenë në një gjendje të rënduar psikologjike.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme