Kronika 10 December 2024, 22:11 Nga VNA

E rëndë në Durrës/ 35-vjeçari hedh nga ura në kanalin e ujërave të zeza shokun e tij, viktima gjendet pas tre ditësh

Ndaje në Whatsapp
E rëndë në Durrës/ 35-vjeçari hedh nga ura në

Një ngjarje kriminale është zbardhur në Durrës, ku një i ri ka shtyrë nga ura shokun e tij duke e hedhur në një kanal të ujërave të zeza. Autori dyshuar i krimit është identifikuar si shtetasi Majlind Habibi, 35 vjeç ndërsa viktima është 33-vjeçari Branko Shkoza.

33-vjeçari, banues në lagjen nr. 5 në Durrës, është denoncuar i zhdukur nga i ati më 4 dhjetor. Babai i viktimës ka deklaruar se i riu prej datës 2 dhjetor nuk ishte kthyer në shtëpi, ndërsa trupi i pajetë u gjet në kanal vetëm një ditë pas denoncimit për zhdukjen e tij. Më 5 dhjetor, trupi i Branko Shkozës u gjet në një kanal të ujërave të zeza.

Sipas policisë, nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se ngjarja nuk ishte aksidentale.

“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore u dokumentua dhe me prova shkencore se shtetasi M. H., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 02.12.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë duke e hedhur nga një urë në kanalin e ujërave të zeza shtetasin B. Sh, i cili si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën”, raportuan uniformat blu.

Pas arrestimit, autori i dyshuar ka pretenduar se viktima i kishte ngacmuar të shoqen dhe se në sherr e sipër e ka shtyrë duke e hedhur në kanal ku më pas u gjet pajetë.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme