Kronika 24 January 2025, 16:01 Nga VNA

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës: Çfarë po ndodh në procesin ndaj Dritan Rexhepit dhe të pandehurve të tjerë? Detajet...

Ndaje në Whatsapp
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës: Çfarë po ndodh në

 

Është shtyrë në Gjykatën e Posaçme procesi gjyqësor ndaj Dritan Rexhepit, i njohur edhe si Gramoz Rexhepi, dhe të pandehurve të tjerë të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në vitin 2020 në Kamzë. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatit të Aldo Majnishtës, ndërsa nuk ishte i pranishëm as vetë i pandehuri.

Dritan Rexhepi ndodhej në kafazin prej xhami gjatë seancës dhe po përballet me drejtësinë pas ekstradimit nga Turqia. Aktualisht, ai ndodhet në burgun e Fierit, ku po vuan një dënim prej 25 vitesh për vrasjen e një punonjësi policie dhe një pronari lokali në zonën e Krujës.

Avokatja e Rexhepit kërkoi që seancat të mos zhvilloheshin të premten, pasi i dyshuari duhet të qëndrojë në paraburgimin 313 deri ditën e hënë. Të njëjtën kërkesë bëri dhe vetë i pandehuri.

Akuzat për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës

Dritan Rexhepi dhe Gentian Doçi Guniqi akuzohen si urdhëruesit e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës, ndërsa Aldo Majnishta, Korado Gështenja, Martin Bleta, Artan Doçaj dhe Geraldo Martini akuzohen si rrëmbyesit. Jan Prenga, babai i tre fëmijëve, u rrëmbye pasi vëllai i tij kishte vjedhur një sasi të madhe kokaine në një port në Britaninë e Madhe.

Në një proces të veçuar, Gjykata e Apelit të Posaçëm po shqyrton çështjen e Festim Bexhdilit, kopshtarit të kompleksit “Golden Resort”, prej nga u zhduk pengu. Bexhdili ishte dënuar më parë me burgim të përjetshëm, por vendimi u prish nga Gjykata e Lartë dhe çështja u kthye për rigjykim në Apel. Në një proces tjetër të veçuar po gjykohet edhe Altin Hajri, ish-i dënuar për trafik droge dhe pronar i kompleksit luksoz “Golden Resort”.

Dritan Rexhepi, një nga narkotrafikantët më të njohur shqiptarë

Dritan Rexhepi konsiderohet një nga narkotrafikantët më të mëdhenj shqiptarë, me aktivitet në vendet e BE-së dhe në Ekuador. Ai ka vuajtur disa vite në një burg me siguri të lartë në Ekuador dhe arriti të arratisej nga arresti shtëpiak atje.

Të pandehur për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës:

  1. Dritan Rexhepi – i arrestuar.
  2. Aldo Majnishta – i arrestuar.
  3. Gentian Doçi Guniqi – i arrestuar jashtë vendit, sipas njoftimit të policisë.
  4. Korado Gështenja – në kërkim.
  5. Martin Bleta – në kërkim.
  6. Artan Doçaj – në kërkim.
  7. Geraldo Martini – në kërkim.
  8. Festim Bexhdili – i arrestuar, po gjykohet në proces të veçuar.
  9. Altin Hajri – pronari i “Golden Resort”, po gjykohet në proces të veçuar.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme