Kronika 24 January 2025, 12:24 Nga VNA

Gjykata e Posaçme kthen për plotësim hetimesh dosjen ndaj deputetit Asllan Dogjani

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Posaçme kthen për plotësim hetimesh dosjen ndaj

Gjykata e Posaçme ka vendosur të kthejë për plotësim hetimesh dosjen ndaj deputetit demokrat Asllan Dogjani, i akuzuar nga SPAK për “deklarim të rremë të pasurisë”.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Rudina Palloj, e cila gjatë shqyrtimit paraprak të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për kalimin e çështjes për gjykim, konstatoi mangësi në hetime. Gjykata i ka lënë SPAK dy muaj kohë për të përmbushur disa detyra konkrete hetimore.

Sipas SPAK, deputeti Dogjani ka dhënë deklarime të pavërteta për mënyrën se si ka përfituar një apartament me vlerë 121,980 euro. Dogjani ka pretenduar se apartamenti është përfituar në këmbim të konsultave juridike, por hetimet kanë zbuluar se ai është blerë me para në dorë (cash).

SPAK ka detyrën të plotësojë hetimet mbi burimin e të ardhurave të deputetit dhe rrethanat e sakta të përfitimit të pasurisë, përpara se çështja të rikthehet në Gjykatën e Posaçme.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme