Kronika 24 January 2025, 10:58 Nga VNA

Vrasja e Lulzim Vishës, motivi kryesor i krimit hasmëria. Vëllai vrau në '97...

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Lulzim Vishës, motivi kryesor i krimit hasmëria. Vëllai

Hasmëria po konsiderohet si pista kryesore e ekzekutimit të 48-vjeçarit Lulzim Visha, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner.

Sipas burimeve, Lulzim Visha është vëllai i Besnik Vishës, i dënuar në vitin 2001 për një vrasje të kryer në 1997. Besnik Visha kishte qëlluar për vdekje Refik Domin në afërsi të Universitetit Bujqësor të Tiranës, pas një konflikti për motive të dobëta. Për këtë krim, Gjykata e Tiranës e dënoi atë me 12 vite burg për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe “Armëmbajtjes pa leje”.

Një tjetër pistë hetimi është hapur nga grupi hetimor lidhur me një konflikt të dy vëllezërve me disa persona të tjerë në zonën e Zall Mnerit, që ka ndodhur dy-tre muaj më parë. Policia e Shtetit ka nisur kërkimin për një Porsche ngjyrë gri, pasi dyshohet se mund të ketë lidhje me ngjarjen dhe mund të jetë përdorur nga autorët. Përveç hasmërisë mes vëllezërve dhe personave të tjerë, hetimet po fokusohem edhe në konfliktet që ka pasur viktima dhe vëllai i tij, duke dyshuar se këto mund të kenë pasur ndikim në ngjarjen e fundit.

Njoftimi

Tiranë/Informacion shtesë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë për vrasjen e shtetasit L. V., ju informojmë se:

Në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr, gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë është konstatuar i djegur një automjet tip “Porsche” i dyshuar i përdorur nga autori/ët e ngjarjes.

Nga këqyrja e automjetit, në brendësi të tij, është gjetur një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur nga autori/ët.

Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz.

Vijon puna intensive nga grupi i posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme