Sociale 30 September 2024, 13:47 Nga VNA

Rënia e euros, qeveria kursen 88 mln euro në shlyerjen e borxhit me 2024

Ndaje në Whatsapp
Rënia e euros, qeveria kursen 88 mln euro në shlyerjen e borxhit me

Rënia e euros përtej projeksioneve të qeverisë i kursyer buxhetit të shtetit ketë vit rreth 8,8 miliardë lekë ose 88 milionë euro në shlyerjen e borxhit të jashtëm. Përllogaritjet i ka bërë Ministria e Financave në ndryshimet e fundit të bëra në buxhetin e shtetit nëpërmjet një akti normativ. Në shpenzimet e parashikuara për interesat e borxhit gjatë vitit 2024 vlerësohet të ketë një kursim, në vlerën prej 2 miliardë lekësh, në interesat e jashtme, kryesisht si rezultat i efektit të kursit të këmbimit referon Ministria e Financave.

Gjithashtu, zëri i ripagesave të borxhit të jashtëm rishikohet me një ulje prej rreth 6.8 miliardë lekësh, po si rezultat i efektit të kursit të këmbimit, si dhe të mos-materializimit të pagesave të mundshme, të parashikuara për t’u kryer nga Ministria e Financave për kredi të garantuara, pagesa të cilat janë kryer nga vetë huamarrësi.

Si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve theksohet se ndryshimet e propozuara në këtë akt normativ do të vijojnë të garantojnë trajektoren rënëse të nivelit të borxhit publik, në raport me PBB-në, në përputhje me rregullin respektiv fiskal, të përcaktuar në ligjin organik të buxhetit.

Pavarësisht nivelit të lartë të kursimeve në shërbimin e borxhit prej kursit të këmbimit dhe të ardhurave të grumbulluara me tepër deficiti buxhetor mbeti i pandryshuar në nivelin e 57.2 miliardë lekëve. Brenda masës së deficitit ka ristrukturime. Financimi nëpërmjet kredive të huaja, në formën e mbështetjeve buxhetore, rritet me rreth 3.2 miliardë lekë, duke reflektuar disbursimin e pritshëm të paradhënies së mbështetjes së Bashkimit Evropian, që do të akordojë për vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të planit të ri ekonomik.

Edhe vitin e kaluar më shumë se gjysma e uljes së borxhit publik gjatë vitit të kaluar erdhi si rezultat i forcimit të lekut në kursin e këmbimit. Banka e Shqipërisë vlerësoi se raporti i borxhit publik bruto ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ra në 59.2% në fund të vitit 2023, duke qenë rreth 5.3 pikë përqindje më i ulët se niveli i vlerësuar në fund të vitit 2022.

Sipas Bankës së Shqipërisë, më shumë se gjysma e kësaj rënieje, ose 2.7 pikë përqindje, i atribuohet efektit të mbiçmimit të lekut kundrejt euros. Nga fillimi i vitit deri në 4 shtator euro është nënçmuar ndaj lekut me 3.3 lekë, duke u këmbyer në vlerën e 99.7 lekëve dje nga 103.2 që ishte në fillim të janarit./ Monitor

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme