Sociale 30 September 2024, 07:59 Nga VNA

Të dhënat nga janari deri në shtator/ Pagesat nga buxheti për inceneratorin e Tiranës arrijnë 10 mln euro

Ndaje në Whatsapp
Të dhënat nga janari deri në shtator/ Pagesat nga buxheti

Pagesat buxhetore nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave ndaj Kompanisë Integrated Energy BV SPV e kontraktua nga qeveria për të ndërtuar një incenerator për djegien e mbetjeve në landfillin e Sharrës po vijojnë. Nga fillimi i janarit deri më datën 13 shtator, sipas të dhënave të Open Data Albania (transaksionet e thesarit) buxheti 2024 pagoi ndaj Integrated një shumë prej 1,041,300,047 lekësh (10 milionë euro).

Të dhënat tregojnë se pagesat ndaj inceneratorit po intensifikohen. Deri në 24 korrik ishin paguar 7 milionë euro, ndërsa në vetëm 40 ditë janë paguar edhe 3 milionë euro të tjera duke e çuar financimin e buxhetit të shtetit në total për këtë objekt mbi 7,2 miliardë lekë (72 milionë euro). Siç tregojnë faturat e detajuara të thesarit pagesat bëhen ndaj Integrated, e cila është në administrim të shtetit, për shkak të akuzave që ngriti SPAK për një aferë të madhe korruptive.

Ndaj administratorit shtet paguhen fatura për ndërtimin e inceneratorit, punimet e të cilit nuk kanë filluar. Megjithëse ekzistojnë ligje, udhëzime, rregulla dhe struktura ligjore që pengojnë çeljen e fondeve nëse nuk ka fatura punimesh sërish pagesat vazhdojnë, duke prodhuar një dëm material dhe moral ndaj taksapaguesve shqiptare. P.sh. siç tregohet nga tabela e mëposhtme me datën 28 gusht, Bashkia e Tiranës ka paguar 145 milionë lekë ose 145 mln euro në një ditë ndaj Integrated.

Një nga faturat ka këtë përshkrim: ”Bashkia Tiranë likuidim për depozitim mbetje urbane, inerte, ndërtim landfilli incenerator dhe rehabilitim i kontratës në vazhdim. Situacion mars 2024 nr.1158/2024. Fatura nr 1157/2024 dt 14.062024”. Çështja e inceneratorit ka marrë përmasat e një investimi korruptiv që ka çuar prapa hekurave të burgut një seri zyrtarësh të lartë. Sipas të dhënave nga bilanci më 2022 kompania që menaxhon inceneratorin, integrated Energy BV SPV siguroi një fitim prej 685 milionë lekësh. Norma e fitimeve para taksave ishte 41 për qind, ndërsa në vitit 2021 ishte 48 %.

Sakaq transporti i plehrave nga Kavaja dhe Durrësi drejt Tiranës i ka vënë bashkitë bregdetare ne vështirësi, pasi po çojnë për shërbimet e pastrimit pjesën më të madhe te të ardhurave të veta teksa në horizont nuk ka asnjë zgjidhje të re për çështjen e menaxhimit të mbetjeve në zonën me të populluar të vendit. Aktualisht inceneratori i Tiranës administrohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, e cila ende nuk ka dorëzuar bilancin e shoqërisë për vitin 2023 në QKB edhe pse kanë kaluar afatet./ Monitor

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme