Sociale 9 August 2024, 15:13 Nga VNA

Pronari i hoteleve "Regina" godet qytetarin në sy të familjes

Ndaje në Whatsapp
Pronari i hoteleve "Regina" godet qytetarin në sy të

Vasil Bedinaj, pronari i rrjetit të hoteleve e restoranteve “Regina Group”  ka qëlluar me grusht një qytetar pas një debati për hapësirën në plazh.

Video tregon se si biznesmeni dhe personat që e shoqërojnë nisin të debatojnë më qytetarin për një zonë të zënë në plazhin privat. Qytetari i thotë që është në plazh me familjen, por në këtë moment, biznesmeni e qëllon me grusht. Në një njoftim të policisë të bërë publik një ditë më pas bëhet e ditur se sherri ka vijuar më pas dhe me dëmtimin e makinës së biznesmenit. "Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. B., F. B. dhe M. R., pasi ditën e djeshme, në Radhimë, dyshohet se kanë goditur me grushte shtetasin D. B., për motive të dobëta. Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin D. B. dhe punohet për kapjen e shtetasve A. B., E. B. dhe J. B., pasi dyshohet se gjatë konfliktit, kanë dëmtuar me mjete të forta, automjetin e shtetasit V. B (Vasil Bedinaj) " informoi policia më 8 korrik 2024.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme