Ekskluzive 23 September 2024, 12:57 Nga VNA

Prokuroria/ Sasitë e mbetjeve nga Kompania Sokolaj shpk drejt Tajlandës janë trasportuar nga kompania Kurum në Portin e Durrësit

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria/ Sasitë e mbetjeve nga Kompania Sokolaj shpk drejt

Prokuroria ka zbuluar se sasitë e mbetjeve që u eksportuan nga Kompania Sokolaj shpk drejt Tajlandës janë trasportuar nga kompania Kurum nga Elbasani deri në Portin e Durrësit. Një fakt të tillë e kanë pohuar punonjësit e kompanisë Kurim gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e cështjes, ku kanë theksuar se kompanisë Sokolaj i kanë shitur oksdit hekuri. Për këtë arsye kompanisë i është kërkuar nga hetuesit tu vënë në dispozicion targat e automjeteve me të cilët është bërë trasporti, me qëllim që të konfirmohet nëse kanë patur leje nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Në këtë mënyrë, do të mund të shihet edhe përgjegjësia institucionale, nëse kanë monitoruar conform rregullave trasportin e ngarkesës apo ka shkelje ligjore. 102 kontejnerët u eksportuan nga Shqipëria drejt Tajlandës pa marrë miratimin e shtetit pritës. Ngarkesa është nisur në rrugën e kthimit dhe pritet të mbërrijë në Portin e Durrësit në fund të shtatorit. Prokurorët do të urdhërojnë kryerjen e aktekspertimit për të përcaktuar llojin e mbetjes që ndodhet në kontejnerëve. Dyshimet janë se brenda tyre ka lëndë të rrezikshme. Kompania Sokolaj është nën hetim bashkë me atë Kurum dhe zyrtarë të institucioneve të ndryshme. Në kuadër të këtij hetimi prokuroria ka marrë në pyetje Gjovana Sokolaj, pronaren e kompanisë.

Lexo gjithashtu

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme