Ekskluzive 21 September 2024, 20:36 Nga VNA

Lefter Alla lë qelinë, ish-kryebashkiaku i Bulqizës përfundoi dënimin për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera

Ndaje në Whatsapp
Lefter Alla lë qelinë, ish-kryebashkiaku i Bulqizës

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, ka lënë qelinë e burgut për shkak se ka përfunduar dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.

Lajmi konfirmohet për VNA nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, pranë së cilës stafi u interesua pas sigurimit të një fotoje të Lefter Allës. Ish-kryebashkiaku u cilësua fajtor për shkelje të barazisë në tendera dhe bashkë me të u dënuan edhe një sërë zyrtarësh të Bashkisë.

Lefter Alla ishte përballur edhe më herët me drejtësinë pas publikimit të një videoje ku dyshohej se mund të konsumonte kokainë. Por më vonë, çështja për të u pushua nga Prokuroria për Krime të Rënda e kohës.

Lexo gjithashtu

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme