Sociale 18 August 2024, 13:39 Nga VNA

Plazhet qeveritare në Pogradec bllokojnë hapsira që mund të përdoren nga pushuesit

Ndaje në Whatsapp
Plazhet qeveritare në Pogradec bllokojnë hapsira që mund të

Duket e pabesueshme,por sipërfaqja e plazheve në Pogradec ku pushojnë dhjetra mijra shqiptarë është sa sipërfaqja e plazheve qeveritare ku pushojnë dy-tre zyrtarë të lartë. Kështu ka ndodhur e ndodh prej 75 vitesh. Që kur komunistët morën pushtetin dhe deri sot që quhemi demokraci. Dy tre godina që ruhen me ushtarë,që kanë pastruese,kuzhinierë,bahçevanë dhe plot gjeneratorë se qoftë larg mund të ndërpritet energjia. Ndërsa mijëra e mijëra ngjishen në një sipërfaqe që nuk i nxe,dy-tre ministra a më poshtë shtrihen në disa kilometër plazh. E për më keq pjesa e qytetit po ndërton ngjit e ngjit,te pjesa e vilave nuk lejohet as bari të rritet më shumë sa duhet. I sulen bahçevanët dhe e qethin. Plazhet e Pogradecit qajnë nga tejngopja. Plazhet qeveritare qajnë se nuk shkon kush. Ministrat,qeveria kanë aq shumë para sa dhe Maldivet u duken plazhe të rëndomta.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme