Kronika 6 December 2024, 20:48 Nga VNA

Përgjimet e “SKY ECC” në Greqi/ Në dosje edhe emri i Aleksandër Sadikajt, trafikoi për një muaj 295 kg lëndë narkotike!

Ndaje në Whatsapp
Përgjimet e “SKY ECC” në Greqi/ Në dosje edhe emri i

Autoritetet greke kanë zbuluar më shumë detaje rreth një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e drogës, i cili u çmontua gjatë një megaoperacioni kundër drogës. Grupi përbëhej edhe nga shqiptarë dhe u zbulua pas analizës së bisedave të anëtarëve të tij nëpërmjet aplikacioneve të koduara, Sky ECC dhe EncroChat.

Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar 24 persona, ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Hetimi ka zbuluar se në dosjen hetimore janë të përfshirë 15 shtetas shqiptarë, përfshirë Aleksandër Sadikaj, i cili ka ndërruar jetë, si dhe shtetas nga Greqia, Rusia, Moldavia, Gjeorgjia dhe Kina. Ky grup kriminal përfshinte katër celula të ndara, të cilat ishin të angazhuara në trafikimin e lëndëve narkotike, përfshirë marijuanën dhe kokainën, si dhe pastrimin e parave. Ata akuzohen gjithashtu për armëmbajtje pa leje.

Sipas hetimeve, Aleksandër Sadikaj, i cili u ekzekutua në vitin 2022 në Sauk, është i dyshuari kryesor për trafikimin e 295 kg kanabis sativa gjatë periudhës 30 maj – 30 qershor 2020. Ky operacion i ka sjellë grupit një fitim prej rreth 45 mijë eurosh. Po ashtu, hetuesit kanë zbuluar një laborator për kultivimin e bimëve narkotike dhe janë dokumentuar 106 raste që lidhen me trafikimin dhe shpërndarjen e marijuanës dhe kokainës, përfshirë një tentativë vrasjeje të shtetasit Ari Papa në vitin 2021.

Operacionet e këtij grupi përfshinin transportin e drogës nga Shqipëria dhe Spanja, shpërndarjen në Greqi, si dhe pastrimin e parave të fituara nga veprimtaritë e paligjshme. Sipas hetimeve, vlera e trafikimit dhe shpërndarjes së drogës arrin në rreth 8.5 milionë euro.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme