Sociale 29 July 2026, 20:08 Nga VNA

”‘Përdorues heroine’, ‘i prekur nga HIV’: Si mjekët e Spitalit të Durrësit shkelën kodin etik dhe profesional për të përgënjeshtruar një lajm.”

Ndaje në Whatsapp
”‘Përdorues heroine’, ‘i prekur nga HIV’: Si

Spitali Rajonal i Durrësit reagoi pas raportimeve të disa mediave se një shtetas nga Durrësi, me inicialet A.A., 52 vjeç, kishte humbur jetën pasi ishte nxjerrë nga spitali dhe ishte lënë në rrugë. Sipas mjekëve, pacienti është gjallë, ndodhet në repartin e Terapisë Intensive dhe i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale.

Megjithatë, përgënjeshtrimi prek vetëm pjesën e raportimit që lidhej me vdekjen e pacientit. Ngjarja që solli denoncimin publik – fakti që ai ishte nxjerrë nga spitali dhe ishte lënë jashtë tij në gjendje të rënduar – mbetet thelbi i çështjes dhe kërkon ende shpjegime nga institucionet përgjegjëse.

Por në përpjekje për të rrëzuar lajmin mbi vdekjen e pacientit, mjekët e Spitalit Rajonal të Durrësit bënë publike një sërë të dhënash që i përkasin sekretit mjekësor. Ata zbuluan se A.A. është mbartës i HIV-it, përdorues heroine, përfitues i metadonit dhe madje deklaruan se dyshohet të ketë konsumuar heroinë përpara rikthimit në spital.

Këto janë të dhëna që i përkasin ekskluzivisht marrëdhënies mes pacientit dhe mjekut. Ato nuk ishin të nevojshme për të provuar se pacienti ishte gjallë dhe nuk mund të përdoren si argument për të përgënjeshtruar një raportim mediatik.

Një pacient, pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, varësive apo kushteve sociale, nuk mund të shndërrohet në mjet komunikimi institucional. Detyrimi i mjekut është të mbrojë jetën dhe konfidencialitetin e pacientit, jo të ekspozojë historinë e tij mjekësore për t’iu përgjigjur kritikave publike.

Pikërisht këtu lind pyetja thelbësore: nëse për të përgënjeshtruar një lajm, një institucion shëndetësor publikon diagnoza, sëmundje infektive dhe të dhëna mbi varësitë e pacientit, a është respektuar detyrimi ligjor dhe etik për ruajtjen e sekretit mjekësor? Ky nuk është thjesht një problem komunikimi, por një çështje e të drejtave të pacientit dhe e përgjegjësisë profesionale.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme