Kronika 28 August 2024, 13:19 Nga VNA

Pas një muaj arrati, vetëdorëzohet 40 vjeçari, vrau të riun në një lokal në Tropojë

Ndaje në Whatsapp
Pas një muaj arrati, vetëdorëzohet 40 vjeçari, vrau

Policia njofton se është vetëdorëzuar 40-vjeçari Saimir Sadiku, akuzuar për vrasjen e një 24-vjeçari në një lokal në fshatin Breg-Lumë, Tropojë.

“Vihet në pranga shtetasi S. S., i akuzuar për vrasjen e një 24-vjeçari, më datë 11.07.2024, në një lokal në fshatin Breg-Lumë.  Pas kontrolleve të shumta të kryera nga Policia e Tiranës dhe negociatave, ky shtetas është vetëdorëzuar në DVP Tiranë. Një ditë pas ngjarjes, Policia arrestoi 5 shtetas që përkrahën shtetasin S. S., pas vrasjes me mjete prerëse të 24-vjeçarit dhe të plagosjes së dy shtetasve të tjerë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim S. S., 40 vjeç, banues në Fierzë, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, më datë 14.07.2024, për veprën penale “Vrasja me dashje”, njofton policia.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme