Bota 5 July 2024, 08:16 Nga VNA

Partia Laburiste në Britaninë e Madhe fiton zgjedhjet, Konservatorët pësojnë humbje historike

Ndaje në Whatsapp
Partia Laburiste në Britaninë e Madhe fiton zgjedhjet,

Partia Laburiste ka fituar thellë zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar, duke marrë pushtetin pas 14 viteve në opozitë. Sir Keir Starmer do të jetë kryeministri i ri i vendit.

Rishi Sunak e pranoi përgjegjësinë për humbjen historike të Partisë Konservatore, e cila siç treguan sondazhet përgjatë fushatës, thuajse u "shkërmoq" duke humbur edhe vendin e dytë në shumë prej zonave zgjedhore.

Konservatorët kanë marrë rezultatin më të keq në historinë e tyre. Ata kanë humbur më shumë se 170 vende dhe parashikohen të mbeten me vetëm 136 deputetë.

Video

Kur protestës i del pronari.

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitje.

🔴LAJM I FUNDIT/ Begaj firmos hartën e re territoriale: 15 bashki humbasin statusin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme