Bota 11 June 2025, 14:13 Nga VNA

Pandemia e korona virusit /Parlamenti gjerman ngre Komision Hetimor

Ndaje në Whatsapp
Pandemia e korona virusit /Parlamenti gjerman ngre Komision Hetimor

Përballimi i pandemisë së korona virusit është një "kantier ndërtimi i hapur", tha Bärbel Bass, pak para përfundimit të mandatit të saj si presidente eBundestagut. Politikania socialdemokrate (SPD) është emëruar ndërkohë ministre e Punës në qeverinë e re gjermane të udhëhequr nga politikani kristiandemokrat (CDU) Friedrich Merz. Në faqen 112 të Marrëveshjes së koalicionit midis kristiandemokratëve dhe socialdemokratëve, ka një fjali që Bärbel Bass mund ta pëlqejë: "Ne do ta shqyrtojmë pandeminë e koronavirusit në mënyrë gjithëpërfshirëse brenda kornizës së një komisioni hetimor, në veçanti për të nxjerrë mësime për ngjarjet e ardhshme pandemike."

Dy qëllimet e komisionit hetimor Gjatë qeverisë së mëparshme të SPD-së, të Gjelbërve dhe liberalëve (FDP), nuk mund të arrihej asnjë marrëveshje për këtë. Partia e Majtë në opozitë paraqiti një propozim në tetor 2024 për të krijuar një komision hetimor të Bundestagut, në të cilin formuloi dy qëllime: "Së pari, besimi i humbur duhet të rifitohet përmes një shqyrtimi serioz. Së dyti, duhet të ofrohen njohuri dhe rekomandime për veprime që do të na ndihmojnë të dalim me një përgjigje më proaktive, më të mençur dhe më efektive ndaj kësaj pandemie, por edhe në rast se një situatë e tillë pandemie ndodh përsëri.” Kjo përpjekje e dytë aktuale për të formuar një komision hetimor synon të kompensojë atë që u humb. Ende nuk dihet se kur mund të fillojë të funksionojë, por ekspertët janë tashmë gati. Midis tyre është Hendrik Streck, një nga virologët kryesorë të Gjermanisë që u bë i famshëm gjatë pandemisë. Në zgjedhjet e Bundestagut në shkurt të këtij viti, ai fitoi një mandat të drejtpërdrejtë në Bon në listën e CDU-së.

Streck është 47 vjeç, anëtar i Komitetit të Shëndetësisë të parlamentit gjerman. Qeveria federale e ka emëruar atë edhe si përgjegjës për çështjet e varësisë dhe drogës. Ai e sheh koronavirusin dhe pasojat e tij nga perspektiva të ndryshme: shkencore, mjekësore dhe politike. Ai beson se një hetim mbi pandeminë është "absolutisht i nevojshëm". Ishte "kriza më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore", tha Streck në një intervistë me Deutsche Welle.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme