Opinion 16 December 2024, 20:07 Nga VNA

Nuk ngopeshin edhe pas 36 vjetësh

Ndaje në Whatsapp

Nga Kastriot Dervishi

Mësuesi tetovar Hashim Toplica erdhi në Shqipëri në vitin 1948. Gabimi i jetës. U dënua tre herë dhe vuajti burgimin në vitet 1950-1966 dhe 1968-1987. Pasi u lirua mga burgu u dërgua për poshtërimin e fundit, në Çermë. Kërkoi të riatdhesohej në Jugosllavi se regjimi jugosllav do ishte më i mëshirshëm krahasuar me regjimin komunist të Shqipërisë, i cili i mori 36 vjet të jetës së tij. Në vitin 1987, kur ishte 75 vjeç, nuk iu pranua riatdhesimi. Në letrën e datës 4.6.1987 nga “Çerma 2” midis të tjerash shkruan:

“Kam lënë dy fëmijë në Tetovë (dy vajza), të cilat nuk i njoh dhe presin që të takojnë prindin e tyre, si dhe unë që pres me padurim që t’i shoh ato bija pa të cilat jeta nuk ka më kuptim”.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme