Rajoni 17 July 2025, 15:05 Nga VNA

Ngërç politik në Kosovë: Kuvendi dështon sërish të konstituohet, afati i Kushtetueses drejt skadimit

Ndaje në Whatsapp
Ngërç politik në Kosovë: Kuvendi dështon sërish

Edhe pse afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës po i afrohet fundit, deputetët e zgjedhur nuk kanë arritur as sot një marrëveshje për të ecur përpara me procesin institucional. Seanca konstituive ka dështuar edhe kësaj here, ndërsa tensionet politike janë rritur ndjeshëm, duke pasqyruar një bllokadë të thellë mes partive.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, refuzoi sërish zbatimin e aktgjykimit të Kushtetueses, i cili kërkon votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit. Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni që do të përgatiste këtë proces mori vetëm 51 vota, shumë më pak se shumica e nevojshme, duke çuar në ndërprerjen e seancës. Dehari njoftoi se përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit do të bëhet të dielën në orën 11:00.

Në skenën politike shpërthyen edhe akuzat. Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, kritikoi ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e akuzuar se në një kohë të tillë krize politike ndodhet në pushime në brigjet e Greqisë. Ajo i quajti të papërgjegjshme lëvizjet e tij “në mes të sezonit politik”. Por fjalimi i saj u ndërpre me tone të ashpra nga kryesuesi i seancës, i cili kërkoi nga regjia t’i ndërpritej mikrofoni – një veprim që u përsërit edhe ndaj përfaqësuesve të tjerë të opozitës nga PDK dhe LDK.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhet të konstituohet brenda një muaji nga dita e mbajtjes së seancës së parë, afat ky që përfundon më 26 korrik. Deri më tani, nuk ka një qëndrim të qartë se çfarë do të ndodhë nëse afati skadon pa një Kuvend funksional. Ndërkohë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se është në pritje të një marrëveshjeje të mundshme mes VV dhe Nismës, por situata mbetet e pasigurt.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme