Lifestyle 5 July 2026, 12:53 Nga VNA

Ndryshimet klimatike po e kthejnë Botërorin në sfidë të rrezikshme, paralajmërojnë shkencëtarët

Ndaje në Whatsapp
Ndryshimet klimatike po e kthejnë Botërorin në sfidë të

Valët ekstreme të të nxehtit dhe lagështia e lartë që po shoqërojnë ndeshjet e Kupës së Botës 2026 janë përkeqësuar nga ndryshimet klimatike të lidhura me përdorimin e lëndëve djegëse fosile, sipas një analize të grupit shkencor World Weather Attribution.

Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA ka njoftuar se një “kupolë nxehtësie” ka përfshirë pjesë të mëdha të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, duke bërë që indeksi i nxehtësisë të arrijë deri në 46 gradë Celsius në disa zona. Kushtet ekstreme pritet të ndikojnë jo vetëm në ndeshjet e Botërorit.

Profesoresha e shkencës së klimës, Friederike Otto, nga Imperial College London, tha se nuk nevojiten më studime të tjera për të kuptuar ndikimin e krizës klimatike.

“Ndryshimet klimatike janë tashmë këtu. Ato po ndikojnë në aktivitetet që ne i shijojmë çdo ditë dhe situata do të përkeqësohet sa më shumë të vonohet kalimi drejt emetimeve neto zero,” u shpreh ajo.

Temperaturat e larta janë kthyer në një nga temat kryesore të këtij Botërori, një vit pasi FIFPRO ngriti shqetësimin për rreziqet që paraqiste i nxehti ekstrem gjatë Kupës së Botës për Klube në SHBA.

Megjithëse FIFA ka ndërmarrë disa masa në planifikimin e kalendarit dhe përzgjedhjen e stadiumeve, organizata nuk ka ende një rregull që detyron shtyrjen automatike të ndeshjeve për shkak të temperaturave ekstreme. FIFPRO paralajmëron se, me ngrohjen globale në rritje, kushtet e motit do të kenë një rol gjithnjë e më të madh në organizimin e turneve dhe kampionateve në të ardhmen.

Video

Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit me flakadanë, brohoritje dhe festime pas fitores së raportuar të Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi. “Kurrë më tiranë në vendin tonë”, deklaroi Ilija Srdanoviq, kryesuesi i listës. Sipas raportimeve paraprake, presidenti Aleksandar Vuçiç ka pranuar fitoren e studentëve, të cilët pritet të sigurojnë 135 deri në 140 mandate në Kuvend.

Shpirti i një të riu që kërkon drejtësi nuk mundet me dhunë

🔴PO NDODH TANI/ Policia largon edhe mediat nga sheshi para Kryeministrisë, pengon punën e reporterëve në terren!

Nisin përplasjet në sheshin para Kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit paqësorë, ndërsa kanë nisur edhe shoqërimet.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme