Bota 5 December 2024, 18:28 Nga VNA

Murgesha arrestohet në Itali për lidhje me mafian Ndrangheta

Ndaje në Whatsapp
Murgesha arrestohet në Itali për lidhje me mafian Ndrangheta

Një murgeshë ishte ndër 25 personat që u arrestuan në Itali, nën dyshimin se ishte pjesë e një rrjeti kriminal të lidhur me mafian më të fuqishme të vendit, Ndrangheta. Prokurorët në Brescia, në veri të Italisë, thanë se murgesha dyshohet se ka shërbyer si lidhje ndërmjet bandës dhe bashkëpunëtorëve të saj në burgje.

Po ashtu, një ish-këshilltar i partisë Fratelli d’Italia, e udhëhequr nga kryeministrja Giorgia Meloni, dhe një ish-politikan i partisë Lega, partneri i koalicionit qeverisës, janë arrestuar gjithashtu. Gjatë bastisjeve në qytete të rajoneve Lombardi dhe Veneto, si dhe në Kalabri, policia ka sekuestruar më shumë se 1.8 milion euro fitime të paligjshme.

Të dyshuarit janë akuzuar për një sërë krimesh, përfshirë zhvatjen, trafikimin e armëve dhe drogës, fajde, krime tatimore, pastrim parash dhe, në rastin e politikanit të Lega-s, blerje votash. Politikanit të Fratelli d’Italia i është hedhur dyshimi se ka ndihmuar bandën gjatë kryerjes së krimeve.

Murgesha Anna Donelli, 57 vjeç, ka punuar si vullnetare në burgun San Vittore në Milano që nga viti 2010 dhe ka kontribuar edhe në burgjet e Pavias dhe Romës. Sipas RAI, në shkurt ajo mori "Panetonin e Artë", një çmim vjetor qytetar i qytetit të Milanos.

Ndrangheta, grupi mafioz që ka origjinën në Kalabri, është një ndër organizatat kriminale më të pasura në botë. Ajo ka përdorur fitimet e saj nga kokaina për të zgjeruar aktivitetet e saj kriminale në Itali, Evropë dhe më gjerë. Më herët këtë vit, më shumë se 130 persona u arrestuan në një operacion të koordinuar në disa shtete evropiane, si pjesë e një goditjeje ndaj kësaj organizate.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme