Sociale 16 March 2025, 06:46 Nga VNA

Mbyllen 32 ndërmarrje të mëdha me mbi 50 të punësuar, lulëzojnë mikrondërmarrjet e lokalet

Ndaje në Whatsapp
Mbyllen 32 ndërmarrje të mëdha me mbi 50 të punësuar,

Bizneset shqiptare nuk po arrijnë që të rriten në kompani të mëdha e të mirëstrukturuara, duke e lënë ekonominë të varur nga mikrondërmarrjet. Statstikat e fundit të INSTAT mbi ndërmarrjet e vogla e të mësme tregojnë se në vitin 2023 në vend kishte vetëm 168 kompani me më shumë se 250 punonjës, nga 181 vitin e mëparshëm, duke rezultuar të mbyllura 12 subjekte të mëdha, me një rënie prej 7%.

Në rënie ishin dhe ndërmarrjet e mesme, me 50-249 punonjës, ku janë mbyllur 20 të tilla, duke zbritur në 1286 sipërmarrje. Në total janë 32 sipërmarrje më pak me mbi 50 të punësuar. Rënia e tyre vlerësohet e lidhur me sektorin e industrisë, që është një nga punëdhënësit kryesorë në vend

Në të kundërt janë rritur mikro ndërmarrjet, me rreth 3529 të hapura në 2023-n, duke e çuar numrin e tyre në 109.7 mijë, me rritje 3.3%. Gjithsej në fund të vitit 2023 kishte 117.29 mijë ndërmarrje, me rritje prej 3.4% me bazë vjetore.

Sipas INSTAT, ekonomia shqiptare ka varësi të lartë nga mikrondërmarrjet sa i përket punsimit dhe shitjeve të realizuara. Ndërmarrjet e mëdha kanë një potencial më të lartë të realizojnë investime që rrisin vlerën e shtuar në ekonomi, të trajnojnë punonjësit dhe të ofrojnë vende pune që kërkojnë më shumë kualifikim dhe paga të larta. Në realitet ekonomia shqiptare duket ende e varur nga baret e restorantet, me mikrondërmarrjet, që kanë përqindjen më të lartë të shitjeve neto në sektorin e Akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 50,5 %, të cilat janë ndikuar dhe nga ecuria e mirë e turizmit.

Sipas INSTAT, Struktura e treguesve kryesorë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) bazuar në rezultatet e vrojtimit të Statistikave Strukturore të Ndërmarrjeve, për vitin 2023, tregon se: NVM kanë kontribuar në treguesit kryesorë për vitin 2023, respektivisht me:

Tre treguesit kryesorë të NVM-ve në Shqipëri krahasuar me BE-në janë: Bazuar në Rezultatet e Anketës Strukturore pranë Ndërmarrjeve dhe të dhënat e Tregtisë së Jashtme të Mallrave rezulton: Në grupin e NVM, dominojnë në eksportin e mallrave ndërmarrjet e mesme, ku 37,6 % e tyre janë ndërmarrje eksportuese (fig.1).

Në grupin e NVM, dominojnë në importin e mallrave ndërmarrjet e mesme ku 73,9 % e tyre janë ndërmarrje importuese (fig. 2). Rreth 9,4 % e shitjeve neto të NVM, realizohen nga shitjet e mallrave dhe produkteve të eksportuara. Në grupin e NVM, Ndërmarrjet e mesme realizojnë 16,8 % të shitjeve neto nga shitjet e mallrave dhe produkteve të eksportuara dhe Mikrondërmarrjet realizojnë 3,2 % të shitjeve neto.

Mikrondërmarrjet kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e Akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 65,9 %. Ndërmarrjet  e vogla  kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e Ndërtimit me 29,3 %. Ndërmarrjet e mesme kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e Industrisë përpunuese me  39,4 %.

Mikrondërmarrjet kanë përqindjen më të lartë të shitjeve neto në sektorin e Akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 50,5 %. Ndërmarrjet e vogla kanë përqindjen më të lartë të shitjeve neto në sektorin e Tregtisë me 32,1 %. Ndërmarrjet e mesme kanë përqindjen më të lartë të shitjeve neto në sektorin e Industrisë përpunuese me 37,1 %./ Monitor

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme