Kronika 23 July 2026, 15:00 Nga VNA

Lirohet nëna 34-vjeçare që u fut në burg me foshnjën, Gjykata e Tiranës rihap procesin

Ndaje në Whatsapp

fdvfvd.jpg

Dorina Sejdini, 34 vjeçe, e cila qëndroi vetëm 24 orë në burgun e Pojskës në Pogradec së bashku me foshnjën e saj, pasi ishte dënuar për dhunë në familje, u lirua këtë të enjte me vendim të Gjykatës së Tiranës.

Gjatë një seance të zhvilluar në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës, u pranua kërkesa e saj për rihapjen e procesit gjyqësor në shkallën e dytë, pasi rezultoi se ishte gjykuar në mungesë. Si pasojë e këtij vendimi, Sejdini u lirua për t'u ribashkuar me dy fëmijët e tjerë, të moshës 7 vjeç dhe 2 vjeç e gjysmë.

"I vetmi problem, në aspektin ligjor, sipas mendimit tim, është se personit duhej t'i jepej mundësia të njoftohej dhe ta ekzekutonte vendimin në mënyrë vullnetare. Në vend të kësaj, autoritetet vendosën ndalimin e menjëhershëm", deklaroi avokati i saj, Bari Shyti.

Dorina Sejdini u arrestua sapo hyri në territorin shqiptar përmes pikës së kalimit kufitar të Muriqanit. Ajo po vinte nga Gjermania së bashku me tre fëmijët e saj të mitur. Sipas autoriteteve, 34-vjeçarja ishte dënuar me dy muaj burg për veprën penale të dhunës në familje ndaj vjehrrit të saj.

Sejdini u dërgua në burgun e Pojskës së bashku me foshnjën, ndërsa rasti ngjalli reagime të forta në opinionin publik, si edhe reagimin e Presidentit të Republikës dhe të Avokatit të Popullit.

Njoftimi për Mediat: 

Mbi interesimin publik të shfaqur, komunikojmë në mënyrë zyrtare informacionin si vijon më poshtë: Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sot më datë 23.07.2026 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, kërkesën penale të paraqitur nga Kërkuesja D.S. me objekt : “Rivendosjen në afat të ankimit për vendimin Nr. 1358, datë 13.05.2026 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë” Gjykata, në përfundim të gjykimit të çështjes, pas shqyrtimit të provave të paraqitura, në mbështetje  të neneve 147 dhe 420/1 të Kodit të Procedurës Penale

V E N D O S I:

1. Pranimin e kërkesës.

2. Rivendosje në afat të ankimit kundër vendimit Nr. 1358, datë 13.05.2026 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të dënuarën D. S..

3. Pezullimin e ekzekutimit të vendimit Nr. 1358, datë 13.05.2026 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

4. Urdhërohet lirimi i menjëherëshëm i të dënuarës D. S. nëse nuk mbahet e arrestuar, e ndaluar apo, e dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

5. Shpenzimet proceduriale siç janë bërë.

6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim së bashku me vendimin përfundimtar. U shpall në Tiranë, më datë 23.07.2026 Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. 

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme