Lifestyle 30 May 2026, 22:46 Nga VNA

Italia bllokadë Kanye West/ Ndalon dy koncerte të reperit në korrik në Reggio Emilia

Ndaje në Whatsapp
Italia bllokadë Kanye West/ Ndalon dy koncerte të reperit në

Autoritetet në Itali kanë ndaluar dy koncerte të planifikuara për në korrik në qytetin Reggio Emilia, ku do të performonin reperët amerikanë Kanye West dhe Travis Scott. Vendimi u mor nga prefekti lokal Salvatore Angieri, i cili përmendi shqetësime për rendin publik dhe sigurinë, përfshirë edhe rrezikun e protestave.

Koncertet ishin planifikuar të zhvilloheshin në “Pulse of Gaia Festival” në RCF Arena, me kapacitet rreth 103 mijë persona, ku Travis Scott do të performonte më 17 korrik, ndërsa Kanye West një ditë më vonë. Autoritetet theksuan se afërsia e dy eventeve dhe fluksi i madh i spektatorëve brenda 24 orësh rritnin rrezikun organizativ dhe të sigurisë.

Vendimi u mbështet edhe nga kërkesa të organizatës së konsumatorëve dhe komunitetit hebraik në Modena dhe Reggio Emilia, të cilët shprehën shqetësime të veçanta për Kanye West, pas deklaratave të tij të mëparshme antisemitike dhe përdorimit të simboleve naziste.

Kanye West eshte perballur me disa anulime koncertesh në Europë gjatë muajve të fundit, ndërsa Travis Scott është nën vëzhgim të shtuar për çështje sigurie që prej tragjedisë në festivalin Astroworld në 2021, ku humbën jetën 10 persona

Video

Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit me flakadanë, brohoritje dhe festime pas fitores së raportuar të Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi. “Kurrë më tiranë në vendin tonë”, deklaroi Ilija Srdanoviq, kryesuesi i listës. Sipas raportimeve paraprake, presidenti Aleksandar Vuçiç ka pranuar fitoren e studentëve, të cilët pritet të sigurojnë 135 deri në 140 mandate në Kuvend.

Shpirti i një të riu që kërkon drejtësi nuk mundet me dhunë

🔴PO NDODH TANI/ Policia largon edhe mediat nga sheshi para Kryeministrisë, pengon punën e reporterëve në terren!

Nisin përplasjet në sheshin para Kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit paqësorë, ndërsa kanë nisur edhe shoqërimet.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme