Lifestyle 30 May 2026, 22:36 Nga VNA

Kura natyrale për uljen e nivelit të yndyrnave në gjak

Ndaje në Whatsapp
Kura natyrale për uljen e nivelit të yndyrnave në gjak

Niveli i lartë i yndyrnave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rezistencën ndaj insulinës. Ai përbën pikënisjen e shumë sëmundjeve dhe shqetësimeve shëndetësore ndaj duhet mbajtur nën kontroll.Kur ushqimet që konsumojnë përmbajnë më shumë kalori se sasia që digjet nga organizmi, atëherë ky i fundit i ruan yndyrnat për përdorim të mëvonshëm.Nëse niveli i yndyrnave është mbi 200 mg/dl atëherë konsiderohet si i lartë dhe nëse ai arrin mbi 500 mg/dl atëherë është tepër i lartë.Nivelin e yndyrnave në gjak mund ta ulni nëpërmjet disa trajtimeve natyrale pa përdorur medikamente. Sipas të dhënave ekspertët rekomandojnë mënyrat e mëposhtme natyrale për uljen e nivelit të yndyrnave në gjak.Kufizimi i sheqeritKufizimi ose eliminimi i sheqerit është një mënyrë e mirë për uljen e nivelit të yndyrnave. Këtu përfshihen edhe ëmbëlsuesit natyralë, siç është edhe mjalti.Në vend të sheqerit mund të hani fruta dhe mos përdorni ëmbëlsues artificialë, që kanë pasoja të dëmshme në shëndet.Eliminoni bukën dhe makaronatBuka e bardhë, makaronat e patatet përmbajnë niseshte, një karbohidrat që ka një vlerë të lartë glicemie e që rrjedhimisht mund të rrisë nivelet e sheqerit dhe të yndyrnave në gjak. Në vend të tyre mund të zgjidhni drithëra të plota, elb, perime, arrorë dhe fara.Aktiviteti fizikDuke qenë se mbipesha dhe obeziteti kanë lidhje të drejtpërdrejtë me yndyrnat në gjak, këshillohet që të kryeni aktivitet fizik për 30 minuta në ditë, pesë herë në javë duke rritur intensitetin e stërvitjes. Një studim ka zbuluar se vetëm një orë pas aktivitetit fizik, niveli i yndyrave ulet.Shmangni yndyrnat e ngopuraPër të ulur yndyrnat në gjak, shmangni yndyrnat me bazë shtazore. Këto yndyrna gjenden tek mishi i kuq, gjalpi dhe djathi.Vajrat vegjetalë janë kryesisht të shëndetshëm përveç atyre që përpunohen. Për shembull, shumica e ushqimeve të skuqura apo industriale përmbajnë yndyrna të dëmshme.Kufizimi i alkoolitKaloritë e tepërta të marra nga alkoli konvertohen shumë shpejt në yndyrna dhe magazinohen në trup. Nëse nuk hiqni dorë totalisht nga alkoli mundohuni të paktën të përgjysmoni sasinë e konsumuar rregullisht.Rënia në peshëStudimet konfirmojnë se rënia në peshë ul më tej nivelin e triglicerideve. Diabetikët që humbasin 5 deri në 10 përqind të peshës trupore në një vit pësojnë një rënie të triglicerideve prej 40 mg/dl.Njerëzit që duan të bien në peshë duhet të mbajnë një regjim ushqimor me pak karbohidrate. Ushqimet më të mira kundër yndyrnave në gjak janë: tërshëra, fasulet, avokadot dhe peshku. /

 

Video

Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit me flakadanë, brohoritje dhe festime pas fitores së raportuar të Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi. “Kurrë më tiranë në vendin tonë”, deklaroi Ilija Srdanoviq, kryesuesi i listës. Sipas raportimeve paraprake, presidenti Aleksandar Vuçiç ka pranuar fitoren e studentëve, të cilët pritet të sigurojnë 135 deri në 140 mandate në Kuvend.

Shpirti i një të riu që kërkon drejtësi nuk mundet me dhunë

🔴PO NDODH TANI/ Policia largon edhe mediat nga sheshi para Kryeministrisë, pengon punën e reporterëve në terren!

Nisin përplasjet në sheshin para Kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit paqësorë, ndërsa kanë nisur edhe shoqërimet.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme